Spaho kujton si u tall Obama me rrezikun rus dhe drejton gishtin: Këtë model mediokër mishëron Edi Rama!

Spaho kujton si u tall Obama me rrezikun rus dhe drejton gishtin: Këtë model mediokër mishëron Edi Rama!

10:48, 26/02/2022
A+ Aa A-

Profesori dhe deputeti Edmond Spaho ka rikthyer në vëmendje sot, në një kohë kur Rusia përgjak Ukrainën, një paralajmërim të fuqishëm që bëri dhjetë vjetë më parë, Mitt Romney se "Rusia ishte kërcënimi më i madh gjeostrategjik për Amerikën". Dhe po ashtu, Spahu ka nxjerrë në pah reagimin me tallje të kandidatit presidencial përballë tij në 2012-ën, të Barack Obama që iu përgjigj me ironi: "Na morën vitet 80' në telefon!!!! O zotëri, Lufta e Ftohtë ka mbaruar prej vitesh. Ju nuk e kuptoni realitetin, jeni të prapambetur!!!"

Pikërisht ky moment e ka bërë sot Edmond Spaho të nënvizojë për ç'ka realisht po ndodh në Shqipëri:

“Modelin e kësaj politike edhe politikani e keni të mishëruar më shumë se kudo tek Edi Rama dhe gjithë njerëzit që mban rrotull. Batutat talljet, mungesa e ideve dhe papërgjegjshmëria e kanë kthyer qeverisjen, Kuvendin dhe Shqipërinë në një Big Brother të madh. Shikoni ata që ka rrotull, jo vetëm janë mediokër, por të gjithë e imitojnë në sjellje, fjalor dhe gjeste. Për fat të keq edhe ne populli e pëlqejmë Big Brother, Përputhen, etj. Pa bukë na lër, por jo pa këto shfaqje.

Shohim shfaqje, protestat t’i bëjnë të tjerët,” përfundon me sarkazëm Edmond Spaho./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco