Në konferencë për luftën në Ukrainë, Rama flet për rritjen e çmimeve

19:33, 25/02/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama doli në konferencë për mediat së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe atë të Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s për luftën në Ukrainë. 

Kreu i qeverisë foli që në nisje për krizën e çmimeve që sipas tij pritet të godasë, ndërsa shtoi se Shqipëria ende nuk e ka bërë një gjë të tillë. 

 

"Ne jemi ndër vendet e pakta që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimet që kam pasur me kolegët në vigjilje të këtij samiti edhe në takimet që ka pasur në Mynih, çështja themelore ka qenë çështja e rritjes së çmimeve të energjisë që në vendet fqinje, që nga Kosova, në Greqi dhe Itali ka ndikuar shumë fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë dhe më pas biznesit.

Ne jemi zotuar se do të bëjmë çmos për ta mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë sepse jemi shumë të vetëdijshëm për efektin që ka edhe efektin psikologjik që sjell te familjarët dhe biznesi i vogël. Ndaj kemi bërë ndryshim thelbësor të trajtimit të eksportit dhe importit të energjisë. Deri më tani ia kemi dalë, gjë që ndodh si rezultat të një sforcoje të madhe nga ana e qeverisë.

Qeveritë vlerësohen nga ajo që ndodh, por sytë e vëmendshëm të ekonomisë e vlerësojnë dhe kjo është një gjë e rëndësishme për ne dhe punën tonë të përditshme gjatë kësaj. Shpresoj që të ketë qenë një inerci në një moment lajthitje sepse të dalësh sot e të kërkosh të tilla qiqra ndërkohë që një hell i nxehtë ka filluar të rrotullohet në ijët e Evropës është diçka që vetëm këtu bën vaki", u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco