VIDEO SYRI TV/ Gjykata liron protestuesit e '5 majit', Adriana Kalaja: Arrestimi i banorëve, urdhër politik

17:19, 25/02/2022
A+ Aa A-

Gjykata ka vendosur këtë të premte lirimin e 5 protestuesve të zonës së “5 majit” që u arrestuan më 22 shkurt, teksa kundërshtonin shembjen e banesave. Për banorët u vendos masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa avokatja e tyre Adriana Kalaja, e konsideroi arrestimin politik.

SYRI TV

Lirohen nga qelia banorët e lagjes së '5 majit' në Tiranë të cilët u arrestuan me 22 shkurt pasi kundërshtuan prishjen e shtëpive të tyre.

\Këtë të premte Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për 5 banorët, Gjin Nikolli 64 vjeç, Agim Marku 52 vjeç, Mirash Marku 51 vjeç, Ndue Marku 40 vjeç dhe Laureta Nikolli 32 vjeçe.

Përfaqësuesja ligjore e tyre Adriana Kalaja, e konsideroi arrestimin e banorëve si ndalim politik.

Kujtojmë se me 22 shkurt u zhvillua aksioni i radhës i IKMT për shëmbjen e banesave në zonën e “5 majit”, ku për shkak të kundërshtive dhe përplasjeve me policinë u shoqëruan 7 banorë.

2 prej tyre, Bekim Cerri dhe Andi Marku u lanë të lirë për mungesë provash, ndërsa 5 protestuesit e liruar këtë të premte, u mbajtën prapa hekurave për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Gazetare: Fjona Çela

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco