Lufta Rusi-Ukrainë godet ekonominë e Kosovës, rrezikohen kursimet e Trustit - nga Syri.net Kosova Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi,

Lufta Rusi-Ukrainë godet ekonominë e Kosovës, rrezikohen kursimet e Trustit - nga Syri.net Kosova

13:18, 25/02/2022 Nga Dardan Gashi
A+ Aa A-

Konflikti Rusi-Ukrainë i cili tashmë ka hyrë në ditën e dytë, ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë, pritet ta prek edhe ekonominë e Kosovës, duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka radhitur 6 pasojat ekonomike që po pëson edhe Kosova.

"Rritja e çmimit te naftes, rritja e çmimit te gazit, rritja e çmimit te energjise elektrike, rritja e çmimit te dritherave, rritja e çmimit te aluminit dhe çelikut, rrjedhimisht rrijta e kostove ne sektorin e ndertimit, ritja e kostove te transportit" ka deklaruar ai.

Derisa Kosova po përballet tash e sa muaj me një ngritje të çmimeve në secilin sektor të ekonomisë, konflikti Rus-Ukrainë, pritet të sjellë pasoja edhe më të rënda për vendin.

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për Syri.net Kosova, ka deklaruar se përveq rritjes së çmimeve, kjo krizë do ketë edhe ndikim në mjetet e investuara nga Trusti Pensional i Kosovës.

'Tanimë lufta Rusi-Ukraine nuk është më konflikt i izoluar dhe pa dyshim që pritet të ketë pasoja si në aspekt gjeopolitik dhe ekonomik. Në rastin e Kosovës padyshim se do ketë për faktin që Kosova si një vend importues ndikimi është evident dhe friga është që në javët në vijim mund të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve që do e rëndojnë më tutje jetën e qytetarit. Poashtu do ketë ndikim në mjetet e trusit të investuara jashtë vendit që në rast të krizvave botërore bien aksionet kështu që potencialisht do ketë humbje të mjeteve të inevstuara'

Ai thotë se duhet të reflektoi Qeveria e Kosovës, duke tërhequr një përqindje të mjeteve të Trusit, duke rritur fuqinë blerëse.

'Njëherit do rritet likuiditeti financiar në vend, poashtu gjasat për rritje ekonomike janë shumë të vogla sepse investitorët hezitojnë në rast të krizave, poashtu Kosova cilësohet si vend jo i sigurt ku dihet që ne ende kemi konflikt të hapur me shtetin serb" deklaron ai.

Kadriaj, vlerëson se përveq efektit ekonomik, Kosova nuk duhet të ketë nevojë për panik sa i përket aspektit të sigurisë.


"Nëse nuk do ketë qendrim me serioz nga NATO ndaj Rusise vlerësoi që do rriten  edhe apetitet e shtetit serb dhe normal që në si vend jemi me te atakuarit, ku veriu është vatër e gatshme e konfliktit.Vlerësoi që nuk ka nevojë për panikë në aspek të sigurisë ndërsa se sa do ketë rritje të çmimeve vlerësoi që ne si shtet importues jemi më të atakuarit sidmos në konsum derivate ka gjasa për ngritje te cmimeve" deklaron ai.

Kujtojmë se mjetet e Trustit shumica janë të investuara në tregje ndërkombëtare. Vetëm vitin e kaluar ky institcion njoftoi se nga këto investime, 227 milionë euro ka qenë kthimi bruto si rezultat i investimeve. Kjo paraqet shifrën më të lartë që nga themelimi i institucionit.

Syri.net Kosova, ka kontaktuar gjatë ditës edhe me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjanin, lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e derivateve, por i njejti nuk ka kthyer përgjigje.

Ekonomisti Kujtim Dobruna ka sqaruar efektet e para në ekonominë botërore si pasojë e fillimit të agresionit të Rusisë mbi Ukrainën.

Ai tha se implikimet e para ekonomike  të kësaj lufte do të jenë të shumëfishta.

Dobruna përmendi se çmimi i naftës në treg dhe ai i gazit natyror veçse është rritur.

“Implikimet e para ekonomike të agresionit rus ndaj Ukrainës do të jenë të shumëfishta. Rusia është prodhues i madh i naftës dhe gazit natyror. Çmimi i naftës tashmë ka kaluar vlerën prej 105 USD për fuçi (1 fuçi = 1,59 litra) dhe ai i gazit natyror vetëm sot është rritur për 30 %. Çdo eskalim i mëtejmë i luftës do të ndikojë në rritjen e këtyre çmimeve. Rritja e çmimit të naftës ndikon në rritjen e kostos së transportit, që menjëherë reflektohet në çmimet e mallrave tjera dhe lëndës së parë. Nëse nga agresioni rus dëmtohen gazsjellësit apo portet detare në Detin e Zi, atëherë do të paraqiten vështirësi në furnizim, gjë që do ndikojë edhe më tutje në rritjen e çmimeve”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Dobruna foli edhe për rritjen e çmimit të grurit, pasi sipas tij Ukraina dhe Rusia janë prodhuesit kryesor të grurit.

Ai tha se Kosova duhet urgjentisht të rrisë nivelin e rezervave shtetërore dhe subvencionimin e bujqve.

“Vendi ynë duhet të rrisë urgjentisht nivelin e rezervave shtetërore, të rrisë subvencionimin e bujqve për mbjelljen e grurit në vjeshtën 2022 dhe për të gjitha produktet bazike bujqësore, që mund të kultivohen tek ne. Krahas kësaj, duhet një koordinim i thellë me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, në mënyrë që të sigurohen rezerva të mjaftueshme ushqimesh dhe lëndësh të para, përfshirë naftën dhe derivatet e saj, për dy vitet e ardhshme”, ka shkruar më tutje ai.

Ndryshe, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ditë më parë tha se pritet të shtrenjtohen edhe më derivatet e naftës, gruri dhe metalet.

“Janë produkte që do të prekin bazamentin e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Shala.

“Situata e luftës në Ukrainë, apo bombardimi rus në Ukrainë, do të reflektojë jo vetëm në pjesën ku po zhvillohen luftimet, por do të ketë impakt direkt edhe në tërë ekonominë evropiane dhe më gjerë. Në Kosovë do të reflektojë shumë shpejt në ngritjen e derivateve të naftës”.

Gjithashtu pritet shtrenjtimi i miellit dhe metaleve, pasi Ukraina e ka (pasur) të zhvilluar industrinë e rëndë të përpunimit të metaleve.

“Është e mundur për shkak të importeve të mëdha që ka pasur rajoni nga Ukraina me grurë. Një faktor ndikues ka qenë furnizimi në tregun regjional me metale të rënda për shkak se industria e rëndë e përpunimit të metaleve ka qenë mjaft e zhvilluar”.

Këto shtrenjtime, bashkë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pritet ta vështirësojnë edhe më shumë jetën e qytetarëve në Kosovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco