Fushata elektorale në Shkodër, Shestani: Ndihet fitorja e kandidatit të 'Shtëpisë së Lirisë'

Fushata elektorale në Shkodër, Shestani: Ndihet fitorja e kandidatit të 'Shtëpisë së Lirisë'

11:23, 25/02/2022
A+ Aa A-

Kandidatja e Partisë Socialite Majlinda Angoni dhe kandidati i Lulzim Bashës, Xhelal Bushati, për bashkinë Shkodër janë tërhequr në moment te fundit nga debati publik.

Në takimin e përballjes së programeve të tyre elektorale, të zhvilluar nga organizata e intelektualëve të rinjë, ka shkuar vetëm kandidati i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' Bardh Spahia.

Ai ju drejtua mbështetësve të dy kandidatëve që u tërhoqën nga debati, që të mos ndihen të braktisur, pasi do t’i përfaqësojë edhe ata pas 6 marsit.

Për të folur më shumë në lidhje me  këto zhvillime të fundit në qytetin e Shkodrës, ishte e ftuar në 'Kafe Shqeto' nënkryetarja e PD-së, Irena Shestani.

“Unë nuk mundem të bëj koment për ato që nuk ishin por di të them që ne jemi çdo ditë në kontakt me qytetarët, kur prekim çdo ditë problemet e bashkisë Shkodër, ku kemi gjetur një përkrahje shumë të madhe, kemi gjetur një përkrahje dhe optimizëm, vendosmëri për kandidatin e 6 marsit.

Ndihet fitorja e doktor Bardhit, ndihet përkrahja e popullit, ne e shohim se ai është kryetar i ardhshëm i bashkisë Shkodër.

E pyetur nga moderatori Flavio Qarri nëse ata ndihen të shqetësuar nga kjo fushatë e disa lojtarëve me interesa shumë të forta në atë qytet, Shestani tregoi:

"Situata për momentin është pak e vështirë, duke ditur që Shkodra e do opozitën e vërtetë, është e bindur për kandidatin e vërtetë, atë të "Shtëpisë së Lirisë’. Kështu që ne në terren kemi gjetur mikëpritje, kemi gjetur kënaqësi, na janë hapur dyert dhe kemi biseduar për hallet dhe mundësitë e zgjidhjes së këtyre problemeve, etj.

Kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' është një kandidat popullor është një kandidat të cilin populli i Shkodrës e njeh dhe e ka mbështetur në vite, dhe unë besoj se jemi brenda një fushate shumë qytetare".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco