Berisha: Nga Dibra të nisim kthesën e madhe, votoni opozitën e vërtetë

Berisha: Nga Dibra të nisim kthesën e madhe, votoni opozitën e vërtetë

11:25, 25/02/2022
A+ Aa A-

Në takimin me fermerët e Dibrës, lideri historik i PD, Sali Berisha tha se gjatë qeverisjes së tij, investimet për fshatin kapën shumën e 3.2 miliardë eurove. Por Berisha tha se bujqësia u braktis gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

“E vërteta është se në vitet 2005-2013, në fshatin shqiptar janë investuar më shumë se në të gjithë sektorët e tjerë të marrë së bashku. Janë investuar 3.2 miliardë euro. Që të gjitha në infrastrukturë. Në rrugë, shkolla, kanalizime, ujësjellësa. Sipas një parimi: fshati duhet të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Fshati kishte nevojë edhe për të paktën 2 miliard të tjera investime për të kompletuar infrastrukturën. Ky investim ishte jetik për Shqipërinë rurale.

Por qeveria e ka braktisur në të gjitha aspektet bujqësinë. Qeveria ka vendosur monopolet. Monopolet janë klientela e qeverisë. Pse janë rritur të gjitha çmimet në bujqësi? Janë rritur sepse janë monopol. Tregtinë e tyre e kanë njerëz pranë qeverisë dhe bëjnë çfarë të duan. Me qëndrimin e saj, kjo qeveri, me një parim absolutisht çnjerëzor, subvencion vetëm ata që kanë një hektar e sipër. Por po të hyjmë këtu, përtej Drinit e gjer në Mirditë e Pukë, të paktën deri në 90 përqind e fshatarëve kanë nga 3-4 dynym tokë. Këtyre sa erdhi në pushtet, ua hoqi ndihmën ekonomike,” tha Berisha.

“Një problem madhor është çështja e pronës. Edi Rama nuk jep tapitë. Ne në vitin 2013 bëmë një ligj, autorizonim kryetarët e komunave të ngrinin pleqësitë e fshatit dhe ata të vendosnin për kufinjtë dhe të lëshoheshin tapitë. E anuloi ligjin, me qëllimin e mbrapshtë që kur t’u teket, t’u thotë që nuk keni letra. Të bëjë me atë që po bën me banorët e ‘5 Majit’”.

Në fjalën e tij, Berisha bëri thirrje që të votohet vetëm për Premtim Kryemadhin, duke thënë se ai është kandidati i opozitës së vërtetë.

“Ju ftoj të votoni Premtim Kryemadhin. Ju garantoj se do jetë një shërbëtor i juaj. I them atij tjetrit, zotit Haka se duhet t’i thërrasësh ndërgjegjes. Edhe demokratëve që e mbështesin. Kemi kaq vite në opozitë dhe sakrifikojmë dhe tani doni të dëmtoni opozitën. Ju e shihni se Lul Brava është në rrokullisje, si mund të votoni për të. Ju e keni kandidatin e opozitës së vërtetë, ja ku e keni. Ju ftoj që të gjithë votat të shkojnë për Premtim Kryemadhin dhe me Dibrën të nisim një kthesë të madhe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco