Projekt-rezoluta e Këshillit të Sigurimit që dënon Rusinë mund të mos miratohet: Rusia ka veton

Projekt-rezoluta e Këshillit të Sigurimit që dënon Rusinë mund të mos miratohet: Rusia ka veton

07:42, 25/02/2022
A+ Aa A-

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë të premten mbi një projekt-rezolutë që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës, thanë burimet diplomatike.

Nga Zeri i Amerikes

Projekt-rezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon "veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore" për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Por ajo nuk ka të ngjarë të miratohet për shkak të së drejtës së vetos së Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit, thanë diplomatët.

Gjithsesi një zyrtar amerikan që nuk deshi të identifikohej tha se nga këndvështrimi i Uashingtonit, përdorimi i pritshëm i vetos nga ana e Moskës do të tregonte "izolimin" e Rusisë.

Zëvendës ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit për muajin shkurt, konfirmoi për AFP-në se votimi do të mbahet të premten.

Një votim për një dokument të ngjashëm pritet të pasojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku rezolutat nuk janë detyruese dhe ku 193 anëtarët e saj nuk kanë të drejtën e vetos.

Sipas projekt-rezolutës, të parë nga agjencia AFP, Këshilli i Sigurimit do të dënojë "me termat më të ashpra agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës në kundërshtim me nenin 2, paragrafin 4 të Kartës së Kombeve të Bashkuara", sipas së cilit asnjë nga shtetet anëtare nuk duhet të sulmojë vendet e tjera.

Nëse miratohet, projekt-rezoluta do t'i kërkonte gjithashtu Rusisë që "të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës" dhe "të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës t’i kthente brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht".

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, një anëtare jo e përhershme e këshillit, shpresojnë të mbledhin sa më shumë vota pro midis 15 vendeve anëtare, sipas diplomatëve.

Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, një projekt-rezolutë që dënonte Moskën mori 13 vota pro. Kina abstenoi ndërsa Rusia ushtroi të drejtën e vetos.

Dokumenti u dërgua më pas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku mori 100 vota pro. Njëmbëdhjetë vende votuan kundër, 58 abstenuan, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve nuk morën pjesë në votim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani25/02/2022 10:36

E MBYTËT PUTININ, CARIN E RI TË RUSISË, ME REZOLUTA DHE E THYET NË MES ME DEKLARATA NË FB, TWITER, INSTAGRAM DHE NË RRJETET SOCIALE!!!! OKB, OBSH, OBU, NATO, OSBE, KiE DHE KOMISIONI I VENECIAS JANË ORGANIZATA TË KORRUPTUAR DHE BUROKRATIKE QË KANË DALË JASHTË PËRDORIMIT DHE DUHET TË SHKRIHEN!! ATO PAGUHEN KOT NGA TAKSAT E POPULLIT!!! ÇFARË TË MIRASH KANË PARË NJERËZIT NGA KËTO ORGANIZATA LESHI???!!!! SOT JEMI NË SHEKULLIN E TEKNOLOGJISË MODERNE, NDËRSA KA MILIARDA NJERËZ QË NUK KANË AS BUKË TË THATË PËR TË NGRËNË DHE AS UJË PËR TË PIRË!!!!! NDËRKOHË QË NJË PAKICË NJERËZISH HAJDUTË DHE TË KORRUPTUAR PASUROHEN ME MËNYRA KRIMINALE DHE KORRUPTIVE, TALLIN BYTHËN ME QINDRA MILIARDA DOLLARË, SIKUR DO TË JETOJNË NGA 1000 VJET!!!! KËTO JANË ORGANIZATA TË KORRUPTUAR PA ASNJË AUTORITET DHE PA ASNJË LLOJ PUSHTETI!! DIKUR ISHIN PËR GJITHÇKA, NDËRSA SOT JANË PËR ASGJË, JANË NUL, JANË ZERO!!!! THJESHT JANË DISA HALLKA PLUS TË KORRUPTUARA QË VETËM NA VJEDHIN DHE NAGRABISIN PËRDITË DHE PËRNATË!!!! PERËNDIMI FATKEQËSISHT ËSHTË KTHYER NË NJË SHOQATË SOROSIANE LGBTQI+!! PERËNDIMI SOROSIAN NUK MË AS TURP, AS CIPË, AS DINJITET, AS PERSONALITET DHE AS AUTORITET!!! JANË TË KORRUPTUAR DHE BYTHËQIRË!!! PERËNDIMI SOROSIAN BYTHËQIR MË TEPËR INTERESOHET QË TË MOS PREKEN DHE TË MBROHEN TË DREJTAT E BYTHËQIRËVE, TË MBROHEN TË KORRUPTUARIT, DROGAXHINJTË, TRAFIKANTËT DHE HAJDUTËT ME PUSHTET!!! PERËNDIMI KA KOHË QË KA PERËNDUAR, POR SOT U FAKTUA DHE U VËRTETUA REALISHT, FAKTIKISHT DHE ZYRTARISHT QË PERËNDIMI TË MASHTRON, TË LË NË BALTË DHE TË TRADHËTON SI NJË PUTANË E KEQE!!! PERËNDIMIT, SHBA DHE NATO-s IU RROFSHIN QINDRA TRILIARDAT E DOLLARËVE DHE EUROVE QË HARXHOJNË KOT NGA TAKSAT E QYTETARËVE PËR ARMATIME, AVIONË, INFRASTRUKTURË DHE LOGJISTIKË USHTARAKE DHE LUFTARAKE!!!! PËR ÇFARË KOHE DHE SITUATE I DUAN GJITHË ATË ARSENAL STRATOSFERIK ARMATIMËSH???!!! PËR TË LUFTUAR ME UFO-t APO ME NDONJË PLANET QË NUK EKZISTON??!!!!! KU JANË ATO SHTETET E "FUQISHME PERËNDIMORE"?? KU ËSHTË SHBA, PERANDORIA E LESHIT??!!! FITORJA MË E MADHE E SHBA DHE E BOTËS PERËNDIMORE NË KETO 8 VITET E FUNDIT ËSHTË SHPALLJA NON-GRATA E DR. PROF. SALI BERISHËS DHE FAMILJES SË TIJ DHE VJEDHJA E MANDATIT TË 3-të PUSHTETIT NGA NARKO-SOROSIANI PRIQIKO-KRIMINEL, SULLTAN-SATRAPI I SURRELIT, EDVIN KRISTAQ RAMA DHE ZBUKURIMI I AZIATIKES YURI KIM!!! SHBA DHE BOTA PERËNDIMORE DO TA MARRË VETEN VETËM KUR TË VIJNË NË PUSHTET REPUBLIKANËT KONSERVATORË AMERIKANË!!

Shto koment

Denonco