Diplomati Anton Berisha: Rusia kërkon Ballkanin! Kush është shteti në rajon që rrezikon si Ukraina

23:48, 24/02/2022
A+ Aa A-

Anton Berisha, diplomat i njohur nga Kosova thotë se pas pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia se Europa nuk do të jetë më njësoj. 

Në lidhje me Skype për Çim Peka Live, Berisha tha se Rusia kërkon të shfrytëzojë Ballkanin për interesat e saj. 

Ai tha se fatin e Ukrainës mund ta ketë edhe Bosnje Hercegovina, ku Republika Srpska kontrollohet nga Moska dhe Beogradi e kërkon pavarësi.  

"Ky është një moment për të kuptuar se sa me fat është Shqipëria për t'u anëtarësuar në NATO dhe sa me fat ka qenë Kosova që procesi i pavarësisë së saj ka qenë në partneritet me SHBA dhe BE. Ne kemi qenë me fat të jashtëzakonshëm sepse tashmë jemi në një gjeografi ku Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa ne kemi prezencë të ushtarëve të NATO-s. Ka patur një mosvetëdije nga ana jonë, duke menduar se procesi u krye dhe tashmë flasim me gjuhën e të kaluarës.

Rasti i Ukrainës tregoi se çfarë domethënie ka ajo në raport me forcën, një shtet me 40 mln banorë, fuqia e tretë nukleare në kohën e Luftës së Tretë, ajo pa asnjë provokim, sulmohet prej Rusisë. Rusia do të shfrytëzojë Ballkanin për interesat e veta dhe ka satelitin e saj shekullor, Serbinë, ka qenë gjithmonë në funksion të Rusisë. Rusia vazhdimisht Ballkanin e patur si një zonë ku ka operuar.

Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar, por jo përtej masës. Nga analizat shoh se beteja kryesore do të zhvillohet në Bosnje, ndikimi rus në Republikën Srpska është më evident dhe po ashtu ngjashmëria e situatës në njohjen e dy zonave atje dhe tentimit që edhe Srpska të shkëputet. Do të ndryshojë Europa", u shpreh Anton Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco