Afera inceneratorëve, Kryemadhi i tregon me emra: Ja kush do të arrestohet

Afera inceneratorëve, Kryemadhi i tregon me emra: Ja kush do të arrestohet

22:56, 24/02/2022
A+ Aa A-

Në një lidhje telefonike për emisionin të ‘Të Pa Ekzpozuarit’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se SPAK duhet të veprojë ndaj Erion Velisë dhe Alqi Bllakos.

Për kryetaren e LSI, Veliaj dhe Bllako kanë hapur rrugën për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ndërsa për Elbasanin dhe Fierin ka vendime qeverie, për Tiranën firma e Erion Velisë ka shërbyer për t’i hapur rrugën inceneratorit. 

"Erion Veliaj dhe Alqi Bllako janë dy kryesorët. Sepse Erion Veliaj dhe Alqi Bllako kanë ndërruar fatin e koncesionit të Tiranës, inceneratorit të Tiranës. Përveçse anës proceduriale dhe nuk dua t’i hyj fare datave numrit të protokollit sepse i përkasin SPAK-ut sepse janë prova. Thjesht devijimi i fatit, nëse inceneratori i Fierit dhe Elbasanit janë ndërtuar me vendim qeverie, inceneratori i Tiranës është ndërtuar pa asnjë lloj vendimi.

Është ndërtuar vetëm me një firmë me të cilën ka rënë dakord Erion Veliaj dhe ka marrë angazhim financiar për 30 vjet. Vjen zoti Subashi, inceneratori i Fierit, pas tij përveç komisionit të vlerësimit të ofertave që është Taulant Tusha, Valbona Ballgjini të gjitha kanë qenë pjesë që kanë bërë procedurat, procesverbalet. Sepse një nga problemet më të mëdhaja që kishte komisioni hetimor ishte mungesa e procesverbaleve të mbledhjeve të vlerësimit të ofertave".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco