‘Askush se di ç'ka në mendje Putini’, gazetarja ukrainase: Jam e prekur nga sulmet, nuk e braktisa shtëpinë

20:56, 24/02/2022
A+ Aa A-

Gazetarja nga Ukraina, Natasha Vernyhona, në një lidhje Skype me emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka komentuar situatën politike në shtetin ukrainas, prej agresionit rus.

Vernyhona thekson se në Kiev mund të ndodhë gjithçka, duke shtuar se është e prekur nga sulmet e se nuk e ka braktisur shtëpinë e saj.

“Jam e prekur nga sulmet në Ukrainë. Çdo gjë mund të ndodhë në Kiev. Ne si ukrainas duhet të ruajmë qetësinë e kemi strehime të shumta ku mund të qëndrojmë. Qendra e Kievit nuk është bombarduar, por periferia po. Popullsia civile është përgjigjur ndaj thirrjes së presidentit për t’u armatosur.

Unë kisha mundësi të iki nga Kievi, por qëndrova këtu, sepse këtu është shtëpia ime e nuk kam përse të iki. Nëse SHBA, NATO e BE kanë ndihmuar si duhet, do të duhej që të pyetet presidenti. Askush nuk e di se çfarë ka në mendje Putini e nuk e dimë saktësisht se çfarë do ai”, tha Vernyhona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco