Nuk ndalet kandidati i Bashës, lëshon mufkën e radhës: Faleminderit nga zemra për ktë pes-marrje...

Nuk ndalet kandidati i Bashës, lëshon mufkën e radhës: Faleminderit nga zemra për ktë pes-marrje...

20:20, 24/02/2022
A+ Aa A-

Kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti, duket se nuk ka të ndalur në gafat e lëshuara në takimet me elektoratin, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

Në një takim elektoral, pasi ka marrë fjalën para banorëve, Hoti i ka falënderuar për pjesëmarrjen por nuk e ka shqiptuar dot fjalën që donte të thoshte, duke e thënë më shumë se një herë ‘ju faleminderit nga zemra për këtë pes-marrje, kjo pes-marrje...

Ndiqni videon:

Një tjetër mufkë ishte edhe intervista për mediat, ku nuk arriti të shpjegonte dot veten e tij, duke iu referuar si 'burri i gruas sime', apo 'babai i fëmijëve të mi', e kështu me radhë. 

Kujtojmë që një nga gafat e lëshuara nga kandidati Luan Hoti, ishte edhe takimi me biznesin në Durrës, ku u shpreh se do 'dyfishonte taksat', në vend që të premtonte ulejn e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco