Asambleja Parlamentare e OSBE, Mediu: Ukraina është sot shënjestra e Putin, por qëllimi i tij është Europa

Asambleja Parlamentare e OSBE, Mediu: Ukraina është sot shënjestra e Putin, por qëllimi i tij është Europa

18:33, 24/02/2022
A+ Aa A-

Kreu i PR, Fatmir Mediu ka deklaruar gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë se Europa është e kërcënuar nga Vladimir Putin. 

Ai tha se sot është Ukraina shënjestra e Rusisë, por qëllimi i Putin është Europa. 

Mediu paralajmëroi se konflikti në Ukrainë rrezikon rikthimin e luftrave edhe në rajonin e Ballkanit, ku analizoi situatën në Bosnje Hercegovinë dhe në Veri të Kosovës. 

"Shqipëria dënon vendosmërisht sulmin rus mbi Ukrainën. Putin ka zgjedhur rrugën e agresionit ushtarak kundër nje vendi sovran si Ukraina. Po mos të bëjmë asnjë gabim: Ukraina është sot shënjestra e Putinit, por padyshim qëllimi i tij është Europa.

Më lejoni të kem vëmendjen tuaj për rajonin e Ballkanit ku prej kohësh Rusia ka shtuar jo thjeshtë prezencën ushtarake, inteligjente, ekonomike dhe mediatike, por për më tepër është e qartë se ata janë mbrapa skenarëve dhe konflikteve në Ballkan. Serbia shpenzon miliarda dollarë për armatime dhe mjete ushtarake nga Rusia, në një kohë qe s'e kërcënon askush dhe situata ekonomike vjen e rëndohet. 

Deklarimi i Republika Srpska për t'u larguar nga Federata e BHi, krijimi i ushtrisë së Republika Srpska stimulohet e mbështetet nga Beogradi dhe Moska. Stimulimi i konfliktit në kufirin verior të Kosovës, vendosja e trupave ushtarake serbe në kufi pa asnjë shkak, mbështetja dhe prezenca e ambasadorit rus tregon qartë për një plan të koordinuar veprimesh. 

Rusia është e interesuar të rrisë prezencën e saj në Ballkan duke përdorur agresivitetin ushtarak, dhe koordinimin me faktorët dhe partnerët rusë në ballkan për të krijuar konflikte"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco