Ballkani i Hapur/ Shehu: Lodër e rrezikshme në duart e serbëve për të shpërndarë influencën ruse

17:12, 24/02/2022
A+ Aa A-

Ish ministër i Jashtëm Tritan Shehu, i ftuar në SYRI TV , ka sqaruar edhe Ballkanin e Hapur në këtë situatë, duke theksuar se këtu ndahen rrugët e Shqipërisë dhe Serbisë pasi serbët nuk respektuan sanksionet evropiane ndaj Rusisë dhe se shqiptarët e kanë të qartë se rruga e tyre është ajo evropiane.

Sipas Shehut, Ballakni i Hapur është një lodër e rrezikshme, vetëm për të futur influencën e Rusisë në rajonin tonë.

Shehu: Ku shkon, Ballkani i Hapur në këto moment, kur ndahen rrugët me Serbinë pasi ajo ka vendosur të mos i respektoi sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ndërkohë që ne jemi të vendosur në rrugën evropiane. Ku është ai Ballkani i Hapur me lider Vuçiç.

Pra Ballakni i Hapur është një lodër e rrezikshme, vetëm për të futur influencën e Rusisë në rajonin tonë dhe që krijoi gjithë këto thërrmime të rajonit tonë, përçarje humbje të unitetit dhe humbje të investimeve të BE-së në rajonin tonë. Ja ky është Ballkani i Hapur dhe distancimin duhet ta bëjë parlamenti pasi edhe qeveria e tha fjalën e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco