Sulmi ndaj Ukrainës, Yuri Kim bisedon me Ramën dhe Xhaçkën: Rusia do të vihet përpara përgjegjësisë

Sulmi ndaj Ukrainës, Yuri Kim bisedon me Ramën dhe Xhaçkën: Rusia do të vihet përpara përgjegjësisë

16:47, 24/02/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, për situatën në Ukrainë.

Ambasadorja Yuri Kim bisedoi sot me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka mbi pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA dhe Shqipëria bashkohen me të tjerë në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë në kuptimin më të fortë të mundshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo për të vënë Rusinë përpara përgjegjësisë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes e sigurisë globale. #StandWithUkraine” 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco