Tërhiqen nga debati dy kandidatët e tjerë, Bardh Spahia: Moment historik për ndryshimin e Shkodrës e Shqipërisë

16:49, 24/02/2022
A+ Aa A-

Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Angoni dhe kandidati i Lulzim Bashës, Xhemal Bushati për bashkinë Shkodër janë tërhequr në momentin e fundit nga debati publik.

Në takimin e përballjes së programeve të tyre elektoralete te zhvilluar nga organizata e "Intelektualëve të Rinj, Shpresë", ka shkuar vetëm kandidati i koalicioni 'Shtëpia e Lirisë', Bardh Spahia.

Ai iu drejtua mbështetësve të dy kandidatëvë që u tërhoqën nga debati, që mos të ndihen të braktisur pasi do t'i përfaqësojë dhe ata pas 6 marsit.

Spahia vlerësoi se data 6 mars është ditë historike për Shkodrën e mbarë Shqipërinë.

“Ky është moment historik. Kemi shumë punë për të bërë. Ftoj të gjithë qytetarët që të bashkohen me këtë ndryshim të madh që do nisë me Shkodrën, por do të përhapet në të gjithë Shqipërinë.

Unë besoj se edhe shëndetësia ka nevojë që të përmirësohet, mos të ketë më korrupsion e situata të jetë më e stabilizuar”, deklaroi Spahia.

Kandidati I Shtëpisë së Lirisë Bardh Spahia firmosi një kontratën sociale, ku zotohet për zgjidhjen e probleve te ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Ai tha se të rinjte do të jenë pjesë e administratës gjatë qeverises së tij të pushtetit vendor, Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco