Lajmi i fundit

Gjendet i mbytur në kanal efektivi i FNSH në Shkodër, detaje

Xhaçka: Sot na kanë kërkuar ndihmë për largim nga Ukraina, 3 shqiptarë

Xhaçka: Sot na kanë kërkuar ndihmë për largim nga Ukraina, 3 shqiptarë

14:36, 24/02/2022
A+ Aa A-

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, është deklaruar sot në Kuvend lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, që filloi befasisht këtë mëngjes.

Xhaçka prezantoi qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe njoftoi për fatin e diplomatëve dhe qytetarëve shqiptarë që kanë mbetur ende në Ukrainë.

Xhaçka tha: “Shqipëria nuk është mjaftuar vetëm me fjalë dhe linjëzim politik me BE, SHBA dhe vende të tjera. Që në krye të herës i jemi bashkuar sanksioneve ekonomike që BE vendosur ndaj Rusisë, duke marrë mbi vete edhe sanksionet që Rusia ka vendosur si reagim. Dje vendosëm t’i bashkohemi deklaratës së Bashkimit Evropian që dënoi fuqishëm vendimin e Rusisë për të njohur rajonet e Donetsk dhe Luhansk."

Lidhur me diplomatët dhe qytetarët shqiptarë që ndodhen në Ukrainë, Xhaçka tha:

“Që para 10 ditësh, Ministria e Jashtme ka bërë thirrje për largim nga Ukraina, duke dhënë numrat e kontaktit të vënë në dospozicion. Që prej atëherë, Ambasada jonë në Varshavë dhe Drejtoria Konsullore në ministri kanë qenë në kontakt me këta qytetarë shqiptarë. Deri më sot ata nuk kanë kërkuar asistencë për largim nga Ukraina.

Vetëm sot, 3 qytetarë kanë kërkuar asistencë, pasi kanë prerë biletë avioni dhe fluturimet janë anulluar. U kemi sugjeruar kalimin me rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat tona në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur dhe asistuar”, tha Xhaçka.

Ndërsa për shqiptarët në Misionin e OSBE-së në Ukrainë, ministrja tha se prej 11 të punësuarve në të, gjashtë janë larguar dhe pesë të tjerë kanë mbetur në Ukrainë. “Jemi në kontakt me OSBE për zbatimin e Planit te evakuimit dhe kemi kontakt të vazhdueshëm për secilin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco