Lufta/ Mediu: Ukraina është sot shënjestra e Putinit, por padyshim qëllimi i tij është Europa

Lufta/ Mediu: Ukraina është sot shënjestra e Putinit, por padyshim qëllimi i tij është Europa

14:15, 24/02/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka ragura pas sulmit ushtarak  të Rusisë ndaj Ukarinës.

Pjsemarrës në takimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE në Vjenë ai ka deklarura se:

Shqipëria dënon vendosmërisht sulmin Rus mbi Ukrainën.

Putin ka zgjedhur rrugën e agresionit ushtarak kundër nje vendi sovran si Ukraina.

Po mos të bëjmë asnjë gabim:

Ukraina është sot shënjestra e Putinit, por padyshim qëllimi i tij është Europa.

Më lejoni të kem vëmendjen tuaj për rajonin e Ballkanit ku prej kohësh Rusia ka shtuar jo thjeshtë prezencën ushtarake, inteligjente, ekonomike dhe mediatike, por për më tepër është e qartë se ata janë mbrapa skenarëve dhe konflikteve në Ballkan:

Serbia shpenzon miliarda dollarë për armatime dhe mjete ushtarake nga Rusia, në një kohë qe se kërcënon askush dhe situata ekonomike vjen e rëndohet.

Deklarimi i Republika Serbska për tu larguar nga Federata e BH, krijimi i ushtrisë së Republika Sërbska stimulohet e mbështetet nga Beogradi dhe Moska.

Stimulimi i konfliktit në kufirin verior të Kosovës, vendosja e trupave ushtarake Serbe në kufi pa asnjë shkak, mbështetja dhe prezenca e Ambasadorit Rus tregon qartë për një plan të kordinuar veprimesh.

Rusia është e interesuar të rrisë prezencën e saj në ballkan duke përdorur agresivitetin ushtarak, dhe kordinimin me faktorët dhe partnerët Rus në ballkan për të krijuar konflikte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco