Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, pastori Akil Pano: Duhet të kishte nisur dekada më parë

Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, pastori Akil Pano: Duhet të kishte nisur dekada më parë

09:51, 23/02/2022
A+ Aa A-

Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, ka mbledhur në konventën e tij të parë, personalitete të rëndësishme nga politika, dhe bashkësi fetare duke pasur si qëllim mbrojtjen e faimiljes.

Presidenti Ilir Meta mori gjithashtu pjesë në këtë konventë.

Në këtë konventë mori pjesë edhe pastori Akil Pano.

Ky i fundit, për të folur më shumë në lidhje më këtë koalicion 'risi' në Shqipëri ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

"Mbase kjo konventë duhet të kishte nisur dekada më parë, fatkeqësisht tani shikojmë familjen që përballet me një sërë problemesh, në dimensione shpirtërore, morale , ekonomike. Kemi parë gjatë gjithë këtyre dekadave që shqiptarët e duan familjen dhe vjen një moment që këto njerëz duhet të bëhen bashkë.

Konventa ka vlera të jashtëzokonshme sepse është hera e parë që mblidhen faktorë dhe aktorë të shoqërisë shiptare duke nisur nga akademikët, qytetarët, etj.

Është familja që na mbledh së bashku për të mbrojtur jetën, vlerat dhe gjithçka çfarë kemi", u shpreh pastori Akil Pano.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco