Rama: Do të dëshmoj në Komisionin e Inceneratorëve, debat 'kush je ti - kush jam unë e kush ka vjedh më shumë'

Rama: Do të dëshmoj në Komisionin e Inceneratorëve, debat 'kush je ti - kush jam unë e kush ka vjedh më shumë'

08:46, 23/02/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar dje para qytetarëve të Durrësit, pyetësorin e Këshillimit Kombëtar dhe ka komentuar edhe mbi zhvillimet më të fundit në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. 

"Duam ta kthejmë në një praktikë qeverisë të përvitshme. Se kur vjen puna në Kuvend, është e pamundur, aq më tepër se tani është bërë një gjë që askush nuk e imagjinonte.

Gara është bërë shumë më e egër, por jo në kuptimin e argumenteve, por në kuptimin e kapërcimit të normave etike, të çdo lloj kufiri, dhe në kuptimin e braktisjes së terrenit ku njerëzit jetojnë.

Nuk bëhet debate për gjërat e jetës së tyre të përditshme, bëhen debate kush je ti e kush jam unë dhe kush ka vjedh më shumë. Mezi po pres të shkoj nesër, mos e humbni nesër. Po s'patët ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni”, citoi RTSH, kryeministrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco