Agron Tufa: 'Open Balkan' dezert që shoqëron sallatën ruse

22:58, 22/02/2022
A+ Aa A-

Shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë Agron Tufa në intervistë me Skype nga Zvicra, ku ndodhet aktualisht, në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, ka komentuar edhe situatën në Ukrainë.

Tufa theksoi se beson se ngjarjet në Ukrainë do të kenë efekt zinxhir. Ai shton se për shqiptarët mund të jetë periudhë e vështirë.

Po ashtu, Tufa vlerëson se Open Balkan është një desert, që shoqëron sallatën ruse.

“ Vladimir Putin është satana dhe kërcënim, se e ka bërë diktaturë Rusinë. Vladimir Putin është pjellë e KGB-së, ai nuk e fsheh e do që të ringjallë sërish komunizmin e BS-së dhe të carizmit. Për shqiptarët duket e rëndë sepse besoj se ndodhitë do prodhojnë pasoja në zinxhir.

Open Balkan është desert që shoqëron sallatën ruse. Ngjarjet në Ukrainë kanë reaksion edhe në lindje të Europës. Rusia e konsideron pjellë të veten në Ballkan, Serbinë. Moska nuk gjen kund tjetër gatishmëri më të lartë për realizim për të arritur synimet e veta më shumë se tek Beogradi. Këtu kemi të bëjmë me demonstrim force”, u shpreh Tufa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco