Kryemadhi publikon dokumentin: Babai i Alqi Bllakos paguhej 10 milionë lekë në muaj nga inceneratorët

Kryemadhi publikon dokumentin: Babai i Alqi Bllakos paguhej 10 milionë lekë në muaj nga inceneratorët

22:40, 22/02/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar një tabelë dokumentuese, ku shfaqen detaje në lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve.

Kryemadhi shprehet se në tabelë shikohet qartë se babai i Alqi Bllakos ka marrë pagë 10 milionë lekë të vjetra për 16 muaj. 

Kryetarja e LSI akuzon komisionin hetimor për inceneratorët se amnistoi Erion Veliaj dhe shpëtoi Alqi Bllakon nga përgjigjet publike për aferën, duke mosdëshmuar

Postimi i Monika Kryemadhit:

Komisioni hetimor ditën e sotme, nisi si një seancë amnistuese për Erion Veliaj dhe përfundoi me shpëtimin e deputetit të PS Bllako nga përgjigjet publike për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.

Shikoni tabelën që tregon si babai i deputetit Bllako ka përfituar një pjesë të fitimit nga inceneratorët, si pagë për babain e tij, direkt i punësuar nga inceneratori i Tiranës. Pagë plot 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.

Ky fakt dhe shumë fakte të tjera financiare tronditëse, i kemi vendosur në dispozicion të SPAK për hetimet e tij. Fakte të tjera tronditëse mund të dalin në dritë.

Nesër ndiqni filmin e radhës në Komision, ndërsa prova e vërtetë e integritetit qëndron tek prokurorët e SPAK dhe drejtësia e re. A do të funksionojë ligji kundër pushtetarëve që kërcënojnë qytetarët duke pretenduar se kanë kontrollin e SPAK?

2022 duhet të jetë viti i drejtësisë së vërtetë! Kjo është pritshmëria e çdo shqiptari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco