Dervishaj: Mazhoranca u hakmor ndaj Presidentit të Republikës 5 ditë pas 25 prillit

21:49, 22/02/2022
A+ Aa A-

I ftuar në A Show, Këshilltari i Presidentit Bledi Derishaj ka theksuar se lëvizja e marrë nga kuvendi për shkarkimin e Metës, ishte një hakmarrje ndaj zërit të vetëm që po mbronte interesin publik në vend.

Sipas Dërvishaj, mazhoranca e mori vendimin kur u ndie e fuqishme dhe atëherë u hakëmorr, 5 ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku u identifikua brumi i deputetëve që do të vinin.  

Krasta: Cili është shkaku fillestar që Presidenti i Republikës u vendos në këtë pozicion nga Kuvendi apo qeveria?

Dervishaj: Kjo ka qënë edhe pjesë e mbrojtjes sonë në Gjykatën Kushtetuese, gjithçka ka qënë një përmbushje e një qëllimi politik të mazhorancës, për ta sulmuar kreun e shtetit në një formë hakmarrje për të gjithë veprimatarinë e tij kushtetuese sidomos tre vitet e fundit, Ilir Meta si institucion i presidentit ngeli i vetmi institucion i kushtetues, funksional midis atyre tre organeve që i themi ndarje dhe balancim të pushteteve, kjo nuk ishte funksionale dhe presidenti ngeli i vetëm.

Duke mirinformuar edhe opozitën që ishte jashtë, duke informuar edhe opinion publik se kjo që po ndodh është e rëndë, ishte presidenti zëri i vetëm që e bënte, dhe erdhi momenti që mazhoranca të hakmerrej në atë moment të fundit të mandatit duke ngritur për herë të tretë, e theksoi se kishte tre objekte hetimi, kur mazhoranca ishte e sigurtë, pasi lëvizja ka ardhur 30 prill 2021, 5 ditë pas zgjedhjeve ku u identifikua brumi i deputetëve që do të vinin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco