Dervishaj: I qetë nga vendimi i mazhorancës! Ishte një 'zero e madhe' nga ‘Kuvendi në ikje’

21:30, 22/02/2022
A+ Aa A-

I ftuar në A Show, Këshilltari Juridik i Presidentit të Rëpublikës Bledi Derishaj ka folur për vendimin kundër të Gjykatës Kushtetuese rreth vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës. 

Dervishaj u shpreh se ishte një çështje që nuk kishte lëndë dhe se ishte një zero e madhe nga vendimi i një Kuvendi që po i mbaronte mandati. 

Krasta: Gati gati në fund mendova që do ta shkarkonin Metën dhe nuk e dija se po i bënin nder apo qeder. Ti e dije se kjo ngjarje do shfryhej, pse kishte një lloj qetësie?

Dervishaj: Qetësia vjen nga rrethanat e faktit dhe faktet për të cilat Kuvendi u investua. Nuk ka lëndë që të shkohej me vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Të shkohet në shkarkimin e kreut të shteti duhet të ketë shkelje të rëndë apo një krim të rëndë që të shkojë te shkarkimi. Aq më pak kur një kuvendi është në fund të mandatit por edhe një kuvend i ri ishte zgjedhur, dihej që do ishte një zero e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco