'SPAK ta arrestonte Veliajn në sallë'/ Këlliçi: Shmangi Këshillin Bashkiak, firmosi 91 mln euro pa pyetur askënd

20:10, 22/02/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit dhe njëherazi deputet i PD-së, Belind Këlliçi ka kërkuar që SPAK ta kishte arrestuar në sallë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erjon Veliajn, pasi ka shkelur ligjin me të dyja këmbët, në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

‘Erion Veliaj firmosi si kryetar i Bashkisë Tiranë, pa një vendim detyrues të Këshillit Bashkiak, duke angazhuar financiarisht për 30 vite Bashkinë Tiranë dhe Qeverinë. Shkurt, Erion Veliaj firmosi një detyrim financiar 91 milionë euro, për 30 vite pa pyetur askënd’, shkruna Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Shkurt dhe shqip:

Në vitin 2016, Erion Veliaj promovoi ardhjen e një kompanie prestigjoze hollandeze për inceneratorët. Hollandezi rezulton të quhet Klodian Zoto, sot i shpallur në kërkim!

Në dt. 31 gusht 2017, shteti ynë hyri në marrëdhënie financiare me koncensionarin, por marrëveshja ishtë mbyllur që në Mars 2017, në tavolinë. 

Erion Veliaj firmosi si kryetar i Bashkisë Tiranë, pa një vendim detyrues të Këshillit Bashkiak, duke angazhuar financiarisht për 30 vite Bashkinë Tiranë dhe Qeverinë.

Shkurt, Erion Veliaj firmosi një detyrim financiar 91 milionë euro, për 30 vite pa pyetur askënd.

Veliaj e bëri fakt të kryer. Këshillit Bashkiak Tiranë iu mohua vendimmarrja dhe Ligji “Për vetqeverisjen vendore” u shkel me të dyja këmbët. Më e pakta ky akt është shpërdorim detyre.

Dëmi 230 milionë euro!

Pas përfundimit të dëshmisë së Veliajt, sot SPAK duhet të kishte hyrë në sallë dhe ti vendoste menjëherë prangat!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco