Pano Soko: Veliaj ka tejkaluar kompetencat duke firmosur dokumentin që do i kushtonte para Bashkisë Tiranë

19:55, 22/02/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Ora 19 në SYRI TV me Juli Kristafin, eksperti i ekonomisë Pano Soko ka folur në lidhje me Komisionin e inceneratorëve dhe shkeljet e ligjit nga kryetari i Bashkisë Tiranë.

Sako ka theksuar se Veliaj duhet të shoqërohej në komisariat që në momentin që e pranoi në komisionin e inceneratorëve se ka firmosur një dokument që i ka kushtuar para Bashkisë Tiranë, pasi ka tejkaluar kompetencat.

Kristafi: A ka shkelur ligjin kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj dhe a rrezikon arrestimin?

Sako: Për mendimin tim ishte një ngjarje flagrante. Në atë moment që Veliaj pranoi që kishte firmosur dokumentin për një vepër që do ti kushtonte para Bashkisë Tiranës, unë postova në rrjetet sociale dhe thashë që në atë moment komisioni duhet të ndalonte punën, oficeri i policisë gjyqësor duhet të shkonte në komision dhe ta shoqëëronte Veliajn në komisariatin më të afërt dhe të vijonin procedurat e ndalimit. Pse? Sepse kjo ishte ajo që është trumbetuar me kohë, fakti që Veliaj ka kaluar kompetencat e veta me anë të nënshkrimit të tij të një shkrese në emër të Këshillit Bashkiak.

Ligji i ka ndarë kopentecat mes kryetarit të bashkisë dhe Këshilli Bashkiak, pasi paratë i ka në kopetencë Këshilli Bashkiak. Me tarifat, me të ardhurat, me shpenzimet miratohen vetëm nga Këshilli Bashkiak. Çdo vendimmarrje që nuk kalon nëpërmjet Këshillit Bashkiak është tejkalim i kompetencave nga kryetari i bashkisë, kur vjenë puna te Bashkia e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco