'Turp e faqja e zezë! Jorida Tabaku kthen Komisonin Hetimor për inceneratorët në parodi'

'Turp e faqja e zezë! Jorida Tabaku kthen Komisonin Hetimor për inceneratorët në parodi'

19:29, 22/02/2022
A+ Aa A-

Jorida Tabaku, deputetja e Lulzim Bashës është akuzuar nga LSI se po bën çmos që të mbyllë aferën e inceneratorëve. 

Për ironi të fatit, Tabaku drejton Komisionin Hetimor që duhet të hetojë pikërisht aferën e 430 mln eurove. Por në fakt vetëm këtë që s'po e bën. 

Të shumta janë edhe komentet në media që kritikojnë Tabakun për rolin e saj në këtë komision.

Gazetarja Rezearta Caushaj shprehet se Tabaku e ka kthyer komisionin në parodi. Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar, Tabaku dhe Ahmetaj (që ishte ftuar për të dëshmuar) e kthyen mbedhjen në seancë ngacmimesh dhe batutash intime

"Ngacmimet, provokimet sa hap seancën, fushata për PD, arroganca e paaftësia për të menaxhuar komunikimin nga ana e Tabakut, po bën që afera e inceneratorëve të kthehet në parodi", shkruan gazetarja.

Sipas Caushajt, Tabakut i intereson të bëjë zhurmuesen dhe jo të nxjerrë fajtorët para drejtësisë dhe nëse çështja e inceneratorëve lihet në dorë të saj, publiku nuk ka për tu qartësuar kurrë, ka shtuar ajo. 

Postimi
TABAKU KISHTE NJE DHE VETEM NJE PUNE!

Te bente pyetje, bazuar ne ligj e procedure, me ftohtesi dhe pa ngarkese emocionale, me etike, me miresjellje madje,  – per te sjell kontrastin me banalitetin e pales tjeter, – duke qendruar stoike para provokimeve.

Sepse nuk eshte ne krye te nje komisioni per egon e saj, apo kryetarit te saj, por per te kryer nje sherbim publik.

Emiriana Sako, Ermonela Felaj, Alqi Bllako, Erion Veliaj, etj., kane interes qe te bejne zhurme, diversion, logje, ironi dhe prezantimi i tyre ne komisionin hetimor ishte krejt i parashikueshem.

Koka e tyre eshte ne rrezik sepse e dijne qe Rama do t’i sakrifikoje, nese do te jete e nevojshme.

Por, menyra se si Jorida Tabaku ka zgjedhur te beje te njejtat skena, duke e ditur se sa shume qendrimi i saj kompromenton te verteten, me ka tronditur. 

o, jam e tronditur dhe e indinjuar!

Ngacmime, provokime sa hap seancen, demagogji, fushate per PD, arrogance e paaftesi per te menaxhuar komunikimin.

Jorida e ka gjetur rrugen shtruar nga gazetaret, por tani po shtron rrugen qe afera e inceneratoreve te kthehet ne parodi.

Publiku ka nevoje per qartesime dhe kjo do te ishte mundesi e arte per kedo qe ka ambicie ne politike e nuk funksionon me urdhra nga kryetari.

Mundesi e arte! I ka te gjitha GATI.

Politikanet kudo do ta konsideronin shansin e nje jete kryesimin e nje komisioni te tille, lere te kishin ne dore te vendosnin standarde me punen e tyre.

Por, publiku nuk ka per t’u qartesuar kurre, nese ceshtja e inceneratoreve do te lihet ne dore te Tabakut. KURRE!

Tabakut i intereson zhurma dhe jo te nxjerre fajtoret para drejtesise, aq me pak i interesojne qytetaret.

Turp per faqje te zeze! Sa te varfer ne ambicie paskan qene!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sanders22/02/2022 19:51

Interessant! )

Shto koment

Denonco