'+18'/ Ahmetaj dhe Tabaku 'harrojnë' inceneratorët, ngacmohen live: Leri pasthirrmat në mes të natës! Pasthirrmat janë ku janë...

'+18'/ Ahmetaj dhe Tabaku 'harrojnë' inceneratorët, ngacmohen live: Leri pasthirrmat në mes të natës! Pasthirrmat janë ku janë...

23:03, 21/02/2022
A+ Aa A-

Komisioni maraton i inceneratorëve duket se ka marrë tjetër rrjedhë në orët e vona të natës, ku me gjithë tensionet dhe debatet maratonë, nuk kanë munguar edhe momentet pikante mes kryetares së Komisionit Hetimor, Jorida Tabakut dhe zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj.

Zv/kryeministri ishte thirrur për të dëshmuar për aferën 430 mln euro, por kur ora shënonte më shumë se 22:00, debati u ngatërrua duke u shfokusuar krejtësisht nga megavjedhja e shekullit. 

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, Ahmetaj është ndërprerë në një moment nga kryetarja Tabaku e cila i është përgjigjur deklaratës së tij ngacmuese se ajo ‘është e lodhur pasi ka tërë ditën që shfryn uaaaa, po hëëë miii….’, duke kërkuar që të mos përdoren pasthirrma të tilla në mes të natës.

Kjo përgjigje patakt e zonjës Tabaku ka sjellë edhe të qeshura nga të pranishmit, ku mes tyre Ahmetaj i tregon se ‘pasthirrmat në mes të natës janë ku janë’.

Debati:

Ahmetaj i drejtohet Tabakut: Do të lutesha edhe për transparencë të më lejoje se dhe e lodhur je...

Tabaku: Unë jam shumë e qetë.

Ahmetaj: Po unë nuk të thashë që nuk je e qetë. Të thashë që je e lodhur. Ke gjithë ditën. Uaaaa, po hëëë miii…

Tabaku: Të lutem se këto pasthirrmat tani në mes të natës… të lutem!

(Plas e qeshura)

Ahmetaj: Pasthirrmat në mes nate janë ku janë…

Tabaku: Zoti Ahmetaj, respektoni këtë komision.

***

Gjatë dëshmisë, ​Ahmetaj nënvizoi 3 të pavërteta që sipas tij janë lakuar në këtë komision. Mes të tjerash Ahmetaj, shprehu gatishmërinë e tij se ishte i hapur që t’ju përgjigjen pyetjeve të komisionit deri në 6 të mëngjesit nëse do të ishte nevoja.

Ahmetaj: Sqaruam një të pavërtetë. E parë është se kishte dy vendime. Por ka një vendim. E thatë tani (I drejtohet Tabakut). E dyta; një e pavërtetë tjetër është se ‘Ministria e Financave se ka aprovuar’. Ministria e Financave ka dhënë dakordësi të plotë për financimin në fund të 2014-ës. Kjo ka qenë e pavërtetë se ka dalë në publik se; aty s’ka qenë e aprovuar nga MF-ja. Janë 184 kontrata të bëra në periudhën 2005-2013. Kam një kontratë këtu që është HEC-i i Ashtës.

Tabaku: Dua këtë çështje këtu!

Ahmetaj: Po do rri deri në 6 të mëngjesit, deri sa të doni ju. Do bëjmë debate të pafundme. Unë jam anëtar i qeverisë dhe ti anëtare e opozitës. Dua një shembull koncensioni.

Tabaku: Se dua. Unë dua që të vazhdojmë këtu

Ahmetaj: Do na vlejë, është çështje interesante.

Tabaku: S’ka interes me këtë komision

Ahmetaj: Ka shumë. Shikoni pak koncensionin e Ashtës, ka marrë 77 mln euro nga buxheti i Shtetit. Po ky HEC pse ka marrë? Se ka punuar. Po pastrimi i Elbasanit, i Fierit? I Tiranës? A kanë punuar? Po! Është koncension tipik, ndaj e solla për t’iu paraprirë dhe unë. Ne do e bëjmë debatin për Shqipërinë. Këtu doli që edhe në momentin që një muaj para se të ikte, ish-ministri ka dhënë një ‘ok’ për bunsin e Fierit. E pavërteta e tretë; ‘430 mln euro’.

Tabaku: Dua të fokusohem në lidhje me procedurën e inveneratorit të Tiranës. Ju thoni se sipas kompetencave që ju jep ligji, keni qenë ministër i Financave në atë periudhë kur u miratua kontrata koncensionare dhe keni dhënë mendim për këtë kontratë. Cili është mendimi juaj për këtë kontratë?

Ahmetaj: Siç u diskutua edhe këtu, dhe më vjen mirë që u artikulua partë se MF është autoritet fiskal dhe jo kontraktor. Sa i përket koncesioni të Tiranës, ai ka disa pika dhe letërkëmbime që i keni. Ato i referohen kërkesave kontraktore, duke iu referuar zbatimit normal të fizibilitetit, që është neni 19 dhe neni 42 te ligji i PPP-ve, ku thuhet se Ministria e Financave i referohet qëndrueshmërisë fiskale. Çdo të thotë kjo? Sa e mban në atë vit të paracaktuar në bazë të PPA-së në raport me borxhin dhe në këtë kufizim që unë e kam nisur si Ministër, ku i vura dhe më ka mbështetur qeveria dhe parlamente, 5% të të ardhurave tatimore vitit paraardhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco