Berisha: Ministrat e Ramës kanë vjedhur me valixhe, Veliaj grabiti miliona në Sharrë

16:42, 20/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Shënavlash të Durrësit, ku prezantoi kandidatin e Shtëpisë së Lirisë Ardian Muka, foli edhe për situatën aktuale politike.

Berisha theksoi se ministrat e Ramës kanë vjedhur me valixhe, duke shtuar se Erjon Veliaj ka grabitur miliona euro në Sharrë.

“Ministrat kanë vjedhur me valixhe, kanë grabitur milionat. Në aferën e djegësve janë futur në xhep miliona euro. Sharra është miniera e flororit e Edi Ramës. Veliaj privatizoi Sharrën e ia dha njeriut të vet, tani çdo ton pleh që depozitohet aty ju paguani 29 euro, kurse nëse shkon nga Durrësi 40 euro.

Kjo është vjedhje e hapur, kurse dje ju nuk paguanit. Edhe Sako është e implikuar. Ka paguar taksa nga taksapaguesit e Durrësit 10 milionë euro. Ndodhi këtu groposja e plehrave. Rama i mbylli dosje Bashës këtu, por se nuk ia mbyll dot dosjen në Belgjikë. Luan Hoti është kopja e Bashës, se ka dhuratë nga Rama monopol të jahteve të Ramës nga Shkodra në Sarandë, monopoli është grabitje, korrupsion. Luan Hoti të japë dorëheqjen, ka gabuar që ka kandiduar”, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco