Berisha: Zgjedhjet e 6 marsit shumë të rëndësishme, janë sa lokale dhe kombëtare

16:29, 20/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokrateve, Sali Berisha nga Shënavlashi në Durrës, prezantoi kandidatin e Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Durrësit Ardian Mukën.

Berisha theksoi se zgjedhjet e 6 marsit janë shumë të rëndësishme, sepse ata janë sa lokale, aq edhe kombëtare.

“Këto janë zgjedhje në gjashtë bashki, por janë zgjedhje sa lokale, aq edhe kombëtare. Kjo se në votime marrin pjesë jo pak, por 720 mijë njerëz. Votoni Ardian Mukën, një qytetar, prind, bashkëshort të mrekullueshëm e të denjë për familjen e tij, për qytetin e tij dhe për çdo njeri në këtë bashki.

Ardian Muka është një biznesmen i suksesshëm, që ka ndërtuar jetën e tij me djersën e tij. Demokrat i palëkundur, por se ka parë punët e tij. Ardian Muka është përpjekur që të ndihmojë edhe komunitetet e ndryshme në Durrës. Ai do të jetë shërbëtor ndaj jush. Ata që votohen, duhet ta kenë për nder titullin e shërbëtorit”, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco