‘Njeriu që rren’/ Jozefina Topalli: Basha është i paaftë për t’u turpëruar

‘Njeriu që rren’/ Jozefina Topalli: Basha është i paaftë për t’u turpëruar

12:53, 20/02/2022
A+ Aa A-

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e cila cilësuar Lulzim Bashën, si njeriu që rren.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Topalli radhit gënjeshtrat e deputetit Basha.

‘Njeriu që rren !

Nuk i lëviz fytyra kur rren e thotë se iu futa unë në NATO; iu bëra unë liberalizimin e vizave; Sot i tha shqiptarëve se ky kishte pas ‘rrëzu ‘ edhe statujën e Shokut Enver ( sozia e të cilit është për të pame e për të bame)’ bashkë me familjen e tij biologjike’!

Ky është i pa aftë per t’u turpëruar.

Ky që hedh gaz mbi ata që e kane votuar; ky që thotë se 1975=5004; ky që i mbyll derën me brave deputetëve të zgjedhur, ky që manipulon votimet i kapur mat me zë e me figurë ; ky që është bërë oligark mbi sakrificën e demokratëve është problem serioz për jetën politike të vendit; ky që djeg mandatet pasi i hapet dosja e lobimit Muzin; ky që kërkoi destabilizimin e vendit për të mbyllur hetimet ndaj tij; ky që dekonspiron hetime ndërkombëtare në favor të grupeve kriminale;

Ky që shet çdo gjë dhe çdo njeri, që nuk jep as llogari politike as llogari për vilat e pasuritë e tij është në finishin politik të tij’, shkruan Topalli në rrjete sociale.

Sipas Topallit, me 6 mars nuk ka zgjedhje lokale, por me 6 mars është shansi për të  larguar njeriun që ka shitur partinë për karriken e tij.

‘Me 6 mars është shansi me largu njeriun që shet vendin për pasurinë e tij; me 6 mars është mundësia me rikthy pluralizmin e komprometuar në vitet e fundit;

6 marsi nuk është thjesht zgjedhje lokale. Ajo është ditë kritike për pluralizmin e shitur nga lb’, - shkruan më tej Topalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

endri a20/02/2022 17:35

not tonight josephine- tha bonapari. zoje ndaj mendjem me the doctor apo me edin ne presidence

Daj Jaku20/02/2022 16:41

Dikur Jozi e paralajmëroi Saliun: “Si shumë je duke e përkrahur këtë bastardhin (e Ilir Hoxhës, nënkuptohet). Rezultati ishte që u përkrah bastardhi dhe u mënjanua Jozefina. Tashmë duhet ti kërkojnë falje Jozefinës dhe ta thërrasin, sikurse bënë me Arben Imamin. E keqja është se Arben Imami ka prejardhje familjare komuniste dhe e ka lujt bishtin sa andej këndej ( kujtojeni në Vlorë në 1997 të veshur me uniformë oficeri grek bashkë me turmat komuniste të Zan Çaushit). Ndërsa Jozefina nuk e ka atë CV, prandaj e ka vëndin prapa liste.

N20/02/2022 14:26

Reagim gjysmak dhe i vonuar.Zonjë mungove në prezantimin e kandidatit të shpisë së lirisë në Shkodër!Tani ndaje mendjen je me Sali Berishen apo me Edvinin.Dil në fushatë dhe ndihmoje z .Bardh Spahia,fjalët i merr era.

Shto koment

Denonco