Celibashi: Nisi fushata për zgjedhjet vendore, ftoj votuesit për pjesëmarrje masive në proces

Celibashi: Nisi fushata për zgjedhjet vendore, ftoj votuesit për pjesëmarrje masive në proces

12:38, 19/02/2022
A+ Aa A-

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, njoftoi se sot nis fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit dhe iu drejtua publikisht me një mesazh partive politike që ta zhvillojnë atë sa më qetë dhe qytetarëve vetë që të marrin pjesë masivisht në këtë process zgjedhor.

Celibashi tha: “Sot nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë. Subjektet zgjedhore të regjistruara dhe kandidatët e tyre, kanë detyrimin për të bërë fushatë duke respektuar Kodin Zgjedhor, si edhe çdo normë tjetër ligjore, e cila përcakton dhe garanton zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme.

Bëj thirrje për ta zhvilluar këtë fushatë zgjedhore në mënyrë të qetë dhe në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor...

Gjej rastin për të ftuar votuesit, zgjedhësit, qytetarët e këtyre 6 njesive të qeverisjes vendore që të marrin pjesë masivisht në këtë proces zgjedhor.”

Mesazhi i plotë në videon e mëposhtme:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco