Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, sot nis zyrtarisht fushata elektorale

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, sot nis zyrtarisht fushata elektorale

08:40, 19/02/2022
A+ Aa A-

Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Këto zgjedhje do të mbahen në 6 bashki të vendit, konkretisht në; Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

KQZ vendosi që në 19 shkurt të niste fushata, propozim ky i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në garë për këto zgjedhje janë 20 kandidatë për kryetar bashkie, ndërkohë që këto zgjedhje do të kushtojnë 180 milionë lekë.

Sipas KQZ-së në 6 bashkitë janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.

'Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje, fillon më datë 19 Shkurt 2022' shkruhet në ‘Vendimin për Miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkinë e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjes që do të zhvillohen më datë 6 mars 2022’ publikaur nga KQZ.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco