'Mercenarë shqiptarë në Ukrainë'/ MEPJ rrëzon akuzat e Lavrov, thërret ambasadorin rus

'Mercenarë shqiptarë në Ukrainë'/ MEPJ rrëzon akuzat e Lavrov, thërret ambasadorin rus

21:31, 18/02/2022
A+ Aa A-

Tirana zyrtare ka reaguar pas akuzave të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, i cili u shpreh se në Ukrainë kanë shkuar mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova për të luftuar kundër separatistëve rusë në rajonin e ndarë Donbas. 

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme hedh poshtë akuzat e Lavrov si dhe njofton se në shenjë proteste ka thirrur ambasadorin rus, Mihail Afanasiev, për t'i kërkuar përgënjeshtrimin e lajmit. 

Reagimi
MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e "mercenarëve shqiptarë" në Ukrainë.

Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit. 

Image

Image

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Rusia ka informacione se mercenarë nga këto shtete janë dërguar atje”, tha Lavrov, i cituar nga “Sputnik”.

Lavrov tha se "Rusia po i verifikon me shumë kujdes informacionet që ka mbledhur për rekrutimin e mercenarëve, për të luftuar në Donbas".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco