VIDEO/ Kandidati i Bashës bëhet qesharak: Bashkëshorti i nuses time...babai i fëmijëve

VIDEO/ Kandidati i Bashës bëhet qesharak: Bashkëshorti i nuses time...babai i fëmijëve

21:00, 17/02/2022
A+ Aa A-

Luan Hoti, kandidati i Lulzim Bashës për bashkinë e Durrësit po bëhet gjithnjë e më qesharak. 

Fillimisht ai u tall me durrsakët për uljen e taksave, sot ka shfaqur 'filozofinë' e tij.

Në një takim që ka zhvilluar në kuadër të fushatës elektorale, Hoti teksa kërkon të nxjerr në pah vlerat e veta, bëhet lëmsh dhe nuk di se çfarë thotë, duke këputur fraza të tipit si 'bashkëshorti i nuses time', 'babai i fëmijëve' duke e bërë të pakuptueshme atë që kërkon të thotë. 

“Besoj nuk do e kem problem sepse babai, bashkëshorti i nuses time, babai i fëmijëve, babai i tyre është i orientuar në një fushatë pozitiviste. Nuk mendoj që edhe kundërshtarët e tjerë do merren me probleme familjare”, shprehet ai në takim. 

Luan Hoti në çdo dalje të tij  po bëhet gjithmonë edhe më qesharak, aq sa tashmë për gafa po lë pas edhe Lulzim Bashën. 

Kandidati i Bashës është i preferuar edhe për Edi Ramën. 

Kryeministri i ka dhënë atij tenderin e rimorkiatorëve të anijeve dhe trageteve nga Saranda e deri në Shëngjin, një koncesion monopol me vlerë miliona euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco