'Basha, humbës serial'/ Berisha: Kandidati i tij ka monopolin e porteve

'Basha, humbës serial'/ Berisha: Kandidati i tij ka monopolin e porteve

12:36, 15/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka paraqitur sot disa fakte pikante kundër deputetit Lulzim Basha, për të bindur demokratët që janë ende në dilemë se cilët kandidatë duhet të votojnë në zgjedhjet e pjesshme të  6 marsit.

Berisha deklaroi se Basha është humbës serial. Ai shtoi se Basha është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare

"Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin për bashkëpunëtor. Edi Rama ia mbylli dosjen për dekonspirim, që ia hapi prokuroria, por belgët nuk ia mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt”, tha Berisha.

Ai denoncoi edhe kandidatët e Bashës.

“Dje isha në Vardar të Sukthit dhe u ngrit njeri prej tyre e më tha: Si do t’ia bëjmë se kam kushëririn e më thotë që unë do të votoj Lulzim Bravën!

Mirë, i thashë unë, e ke kushëri, do të ulesh me të se edhe kushëri, është demokrat e t’ia shpjegosh se si mund të votosh ti për një njeri, i cili na solli nga humbja në humbje?! Po marr vetëm këtë aspekt, “nga dështimi në dështim”. Po marr vetëm këto, por nuk janë vetëm këto, sepse ky njeri zgjodhi, në një moment që s’e ka zgjedhur kush kurrë në Europë, të përdorë gazin, helmet, kundër atyre që e kanë mbështetur tetë vjet!

Përveç kësaj, ky njeri del tani dhe në afera të mëdha biznesi dhe të tjera me qeverinë. Merrni Portin e Durrësit. Jo rastësisht emëron aty kandidat.

Po kush është kandidati i Bravës në Durrës?! Njeriu i Bravës në Durrës është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda gjer në Shëngjin, nga Edi Rama. Me firmën e Edi Ramës. Tani ju garantoj unë ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj...është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe nuk mund të ndodhte kurrë. Se monopoli është i paligjshëm!

Nuk mund të japësh monopol. Qeveria nuk mund të japë monopol. Është e detyruar të copëtojë tenderin dhe kurrë, monopol. Ai kandidat i Lul Bravës e ka monopol.

Mora një shembull për ta treguar bashkëpunimin që ka ky me Edi Ramën. Plus pastaj del bashkëpunimi i tij në port: Kanë marrë tetëqindmijë metër katrorë së bashku...nga një kompani offshore do të sjellin dy miliardë euro! Absolutisht të gjitha pare droge dhe krimi! Çfarë është ajo?! Ku janë ata?! Iku arabi, arabi e lëshoi, arabin e përdorën këta vetëm për të mashtruar qytetarët!”

Lexo edhe: Mesazhi i Berishës: Objektivi ynë i madh, rrëzimi i qeverisë së Ramës

Lexo: Berisha: Logoja që duhet votuar më 6 mars është vetëm 'Shtëpia e Lirisë'

Lexo: Banorët te '5 Maji', Berisha: Janë plotësisht të ligjshëm, me ligjet tona dhe të çdo vendi demokratik!

Lexo:  Berisha me fermerët: Pse kjo fushatë është më shumë kombëtare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco