Mesazhi i Berishës: Objektivi ynë i madh, rrëzimi i qeverisë së Ramës

Mesazhi i Berishës: Objektivi ynë i madh, rrëzimi i qeverisë së Ramës

11:43, 15/02/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij para fermerëve shkodranë në njësinë Ana e Malit, deklaroi sot se me fushatën e nisur "duam t'u japim këtu në Shkodër, në  Durrës, në Peshkopi, Lushnjë, Rrogozhinë, Kavajë, një mesazh të gjithë shqiptarëve, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe vendosmërinë tonë për të ecur në objektivin e dytë të madh, rrëzimin e këtij shteti për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë.”

“Nëse fermerët shqiptarë kanë qenë ndonjëherë të braktisur, ka qenë kjo periudhë, Ju vazhdimisht më keni dëgjuar se Edi Rama e ka diskriminuar veriun dhe e them me bindjen më të plotë, por me ju, me fermerët, ai i ka diskriminuar fermerët kudo që janë. Ai u ka hequr mbështetjen, në një psikologji absolutisht të mbrapshtë dhe totalitare", tha Berisha.

"Në psikologjinë atërore, “privati është privat dhe nuk ka punë me të për shtetin”, por privati është themeli i shtetit, por jo në psikologjinë e një hajduti, të një njeriu që vjedh. Natyrisht mbështetjet individuale për fermerët, subvencionet, grantet nuk janë shuma të mëdha që mund të mbushësh valixhen siç i mbush me koncesionet, me tenderat e mëdhenj dhe në këtë mënyrë ai i ka hequr nga llogaria e ndihmës, duke ua bërë fermerëve shqiptarë shumë të vështirë konkurrencën me tregun përreth dhe tregun evropian.

Në këtë kontekst, kjo fushatë është e përgjithshme edhe për ju, sepse ne duam të japim këtu në Shkodër, në  Durrës, në Peshkopi, Lushnjë, Rrogozhinë, Kavajë, një mesazh të gjithë shqiptarëve, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe vendosmërinë tonë për të ecur në objektivin e dytë të madh, rrëzimin e këtij shteti për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë".

Lexo edhe: Berisha me fermerët: Pse kjo fushatë është më shumë kombëtare

Lexo: Berisha: Logoja që duhet votuar më 6 mars është vetëm 'Shtëpia e Lirisë'

Lexo: Banorët te '5 Maji', Berisha: Janë plotësisht të ligjshëm, me ligjet tona dhe të çdo vendi demokratik!

Lexo: 'Ose i ka dhënë valixhen me euro, ose...' Berisha: Se kandidati i Lul Bravës në Durrës ka monopolin e porteve nga Rama!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco