Berisha: Basha gënjeu nën hetim! Belgët kanë të drejtë ta arrestojnë

Berisha: Basha gënjeu nën hetim! Belgët kanë të drejtë ta arrestojnë

11:33, 12/02/2022
A+ Aa A-

Nga Rrogozhina, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë një dhe të pandashëm.

“Me bisht ndër shalë voton vetingun, që e kishte quajtur aktin më mafioz,” tha Berisha.

Më tej ai u ndal te hetimet e Belgjikës për Lulzim Bashën, duke theksuar se kjo dosje nuk mbyllet dhe se belgët kanë të drejtë ta arrestojnë.

“U ngrit në një rast të vetëm në historinë e jetës së tij në parlament dhe deklaroi se do vinin paratë me Toyota. Ditën e shtunë, paratë erdhën, ata që duhej të shkonin, nuk shkuan dhe nuk u arrestuan. U hap hetimi, Edi Rama ia mbylli dosjen.

Por ka një dosje që nuk e mbyll dot Edi Rama dhe kjo është dosja belge. I them Mister Bravës, bëj fotografi me cilin të duash, po dosja e Belgjikës dhe lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e diellit. Nuk ka forcë në botë që pengon prokurorinë dhe hetimin belg.

Kur doli pas dy orësh hetimi, në të cilën u thanë dy gjëra, ky gënjen nën betim. Por problemi është se në drejtësi dënohesh po gënjeve nën hetim. E dyta, i thanë merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli e tha se kam besim të madh te njerëzit e ndershëm të BKH dhe SPAK. I thotë palës belge që nuk keni juridiksion të më hetoni mua.

I them që kanë të drejtë të të hetojnë dhe të të arrestojnë. Sepse ka një konventë evropiane, në të cilën Shqipëria është palë dhe është e detyruar të ofrojë çdo ndihmë juridike. Prandaj lëri ato,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/02/2022 14:12

Gënjen në hetim ?!!?. Çudi e madhe. Ai gënjen sa herë hap gojën, gënjen edhe për orën, thoshte Dash Shehi. Provoni ta pyesni për emrin, do thotë emër tjetër. Lul Boshi është gënjeshtar patollogjik, është i sëmurë psiqik, njëlloj si E Drama që është i sëmurë psiqik, është skicofren. Duhen mbyllur në çmëndinë, në spital psikiatrik, përndryshe do kthejnë tërë Kombin në një çmëndinë.

Shto koment

Denonco