VIDEO/ Votimi i vetingut, Berisha: Është bashkëqeverisje e pengut me pengmarrësin

VIDEO/ Votimi i vetingut, Berisha: Është bashkëqeverisje e pengut me pengmarrësin

12:17, 10/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka folur për mediat në oborrin e parlamentit të Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me votimin pro nga deputeti Lulzim Basha dhe ata që e ndjekin, për shtyrjen e vetingut, Berisha deklaroi se kjo është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin.

‘Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin.

Unë i kam shprehur qëndrimet e mia ndaj këtij procesi, gjigant korruptiv që shoqërohet në çdo hap me shkelje të rënda ligjore të konstatuara dhe që u përdor për gjah shtrigash nga Edi Rama me ndihmën e mikut të tij George Soros.

U përdor për spastrime krahinore, klasore dhe fetare e sistemit të drejtësisë.

U përdorën disa standarde dhe ky siç e dini ju, është një proces i flakur që nuk i beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do të votoj në kundërshtim me atë që mendojnë dhe besojnë shqiptarët’, deklaroi lideri historik i demokratëve Sali Berisha për gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco