FOTO/ Nënkryetari i Bashës kapet me ortakun e inceneratorëve

FOTO/ Nënkryetari i Bashës kapet me ortakun e inceneratorëve

15:12, 04/02/2022
A+ Aa A-

Një ndër aferat më të akuzuara në Shqipëri, ajo e koncesionit të inceneratorëve, është një mega-skandal, për të cilin vijonë të dalin në dritë fakte dhe dokumente.

Por, duket se ‘dardha e ka bishtin prapa’ dhe ‘ortakërisë’ nuk i ka shpëtuar as ‘Opozita’ e Lulzim Bashës.

Këto janë disa foto ku tregohet se deputeti i Lulzim Bashës, Agron Gjekmarkaj, i cili njëkohësisht është edhe nënkryetar i Kuvendit, shfaqet në krah të ortakut të pronarëve të inceneratorëve.

Image

Ashtu sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, deputeti i Lulzim Bashës, njëherësh edhe analisti i tij është fotografur në shoqërinë e Ben Blushit, ish drejtorit të Top Channel dhe njëherësh ortaku i njerëzve të inceneratorëve në Bullgari dhe Tiranë.

Image

Gjekmarkaj dhe Blushi janë fotografuar në bregdet dhe në shoqërinë e botuesit Nikoll Lesi.

Ben Blushi është ortak me pronarët e koncesionit të inceneratorëve, në të paktën dy kompani. Ku në njërën prej tyre marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij.

Së pari kujtojmë këtu EM Capital Group. Një kompani e themeluar në Bullgari dhe ku ortakë janë Klodian Zoto me 34% të aksioneve, Mirel Mërtiri me 33% të aksioneve dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit me 33% të aksioneve.

Më pas është po kjo kompani, e cila vjen në Tiranë dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe.

Një tjetër kompani, ku Ben Blushi del direkt me emrin e tij, në një kompani në ortakëri me pronarët e inceneratorëve.

Kompania quhet ‘Kudo Pay’ dhe ortakët janë Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit e shpallur në kërkim, aksionerja e Top Channel, Vjollca Hoxha dhe ish-politikani Ben Blushi./CNA.al

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati i bazes04/02/2022 16:08

Nuk diskutohet fare dhe nuk vihet ne dyshim qe vete Lul Brava dhe çeta e mercenareve te tij jane te perfshire dhe i kane zhytur duart e tyre thelle ne mutin e gropave te halese te hapura nga qeveria! Prandaj sulltani satrap i Surrelit e mbron me çdo mjet pengun e tij te ndyre! Kjo eshte narko-aleanca me kriminale qe ka ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi dhe ne bote. Demokratet u mashtruan dhe u tallen shume shume rende nga Brava dhe çeta e tij e hajdutevr ordinere!! Nuk ka turp me te madh dhe pafytyresi me te shemtuar per ata demokrate qe vazhdojne te mashtrohen dhe i shkojne pas Lulmut Braves dhe bandes se tij hajdute.

plehra per tu djegur04/02/2022 15:41

Tre kurvat paskan dale bashke. Po ajo gruaja cfare do aty/ Ben Blushi paska dale me shetit qenin e vet nga bregdeti

Shto koment

Denonco