Kushtetuesja/ Fuga: Nuk shkarkohet Presidenti për ca pyetje – metaforike

Kushtetuesja/ Fuga: Nuk shkarkohet Presidenti për ca pyetje – metaforike

14:58, 04/02/2022
A+ Aa A-

 

Profesori i njohur Artan Fuga ka patur disa komente gjatë ditës së sotme në lidhje me pyetjet që Gjykata Kushttuese i ka bërë Presidentit të Republikes, nëpërmjet të cilave kërkon sqarime për qëndrimin e Presidentit.

“Ore po me këto pyetje do ta shkarkojë Gjykata Kushtetuese Presidentin Ilir Meta?”, shkruan Fuga.

“Duke e pyetur se çfarë donte të thoshte me shprehjen se do t’i pritet dora kujtdo që vjedh votat!!!”

“Por ajo është metaforë o njerëz! Pse letërsi do të bëni tani?”

“Ja t’ju jap një shembull: Dikush i thotë tjetrit: Ik bëj shurrën! Kjo nuk do të thotë se ky i fundit e merr seriozisht dhe shkon urinon në ndonjë cep!”

“Se po bëhemi qesharakë tani!”, shkruan Akademiku në njërin nga postimet e tij.

Image

Në një shenim tjetër të hedhur në facebook Profesori i njohur ka edhe një përgjigje tjetër për inisiativen e rilindjes për të shkarkuar Presidentin.

“Ore ky vendimi i ish Kuvendit për të shkarkuar Metën është bërë sikur të marrësh seriozisht vullnetin e dikujt që nuk ekziston fare dhe që procedurat e shprehjes së vullnetit nuk kanë mbaruar, ndërkohë që ai ka vdekur!”

“Po Kuvendi i mëparshëm ka mbaruar mandatin, ka vdekur!”

“Po pse o Gjykata Kushtetuese me vullnetin e deputetit Jenisheri, a tjetri merret! Po ata kush e di ku janë e çfarë mendojnë tani!”

“Ore mjaft se lamë nam për kokë time! - do të thoshte ai i madhi nga Korça!”, shkruan Artan Fuga. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco