Në përfundim të seancës së Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesi i Presidencës, Bledar Dervishaj është i bindur që nuk do të ketë shkarkim.
Ai tha se nuk ka çështje ndaj kreut të shtetit.
"Meta do të mbrohet nga përfaqësuesit e tij, ka përfunduar shqyrtimi i pjesë së parë, që Gjykata i kërkoi Kuvendit.
Unë konstatova që Kuvendi në disa përgjigje kanë dalë përtej vetë vendimit, ky ishte dhe shkarkimi mbi legjitimitetin për të dhënë një autorizim nga ky Kuvend i ri, për Kuvendin e vjetër, kërkesa e Kuvendit të vjetër duhet shqyrtohej brenda 14 shtatorit 2021 se lidhej me afatin 3 mujor, por edhe sepse Kuvendit të vjetër i përfundoi mandati.
Në procese të tjera si ai për zgjedhjet vendore u konstatuan shkelje ligjore në relatorin e çështjes pa short. Nuk ka shkarkim se nuk ka çështje për shkarkim", tha Bledar Dervishaj.
© SYRI.net