Partia e Kunatit në krizë emrash, si u katandis në një grup mercenarësh familjarë

Partia e Kunatit në krizë emrash, si u katandis në një grup mercenarësh familjarë

17:44, 01/02/2022
A+ Aa A-

Të dielën në mbrëmje, pasi u mbyllën primaret në Partinë Demokratike, një proces historik i shprehjes së vullnetit të lirë nga anëtarësia, një meme nisi të shpërndahej me shpejtësi në mediat sociale.

Ishte ‘lista’ e kandidatëve e Lulzim Bashës për gjashtë bashkitë ku do të garohet më 6 mars. Në çdo bashki kishte vetëm një kandidat: Enkelejd Alibeaj. Ironia ishte e qëllimshme: teksa PD po mbante primare, Bashës i kishte mbetur vetëm një grup mercenarësh pas vetes.

“Njëri kat i Partisë Demokratike shërben vetëm për biznes,” do deklaronte para pak ditësh gazetari Ylli Rakipi. Pikërisht ai kat që demokratët tentuan ta pastrojnë më 8 janar.

Por më shumë se një biznes, Partia e Kunatit është katandisur në një biznes me mercenarë familjarë në poste drejtuese.

Simboli i gjithë kësaj është ajo meme. Enkelejd Alibeaj është njeriu që drejton degën e Vlorës, të Fierit dhe së fundmi edhe atë të Shkodrës. Jo vetëm kaq, portofolit të tij prej shtatë postesh i shtohet edhe ai i kryetarit të grupit dhe nënkryetarit.

Arta Sakja, një personazh i panjohur në skenën politike, u katapultua në krye të forumit shumë të rëndësishëm, në drejtimin e Këshillit Kombëtar. Bashkëshorti i saj është kryetar grup-seksioni, kurse vëllai i saj, Isa Sakja është kryetar i degës bastion së PD-së në Kavajë, aty ku PD nuk po ngre kokë prej kohësh.

Një arsye e fortë se përse Kavaja as në këto zgjedhje nuk u duk gjëkundi, lidhet edhe me Grida Dumën, që duhej të punonte në këtë zonë për 25 prillin. Megjithatë humbjet e njëpasnjëshme kudo që shkon, nuk e ndalën Dumën që të sulmonte në një studio televizive kandidatin e demokratëve për Durrësin, Ardian Mukën. Për çdo komentues, ky ishte kulmi i ironisë pasi ishte Grida Duma që groposi edhe Durrësin kur kandidoi, ndërkohë që Muka fitoi primaret me rezultat të thellë nga vota e anëtarësisë demokrate.

Por Duma është një tjetër mekanizëm i mercenarizmit, që tregon krizën e emrave në PD. Partneri i saj, Ervin Salianji është drejtues politik në Korçë, kurse babai i tij ishte delegat në Kuvendin qesharak të 1900 karrigeve.

Lista vazhdon edhe me personazhin tjetër të memeve, të katapultuarin si deputet, kamikazin që i fyen demokratët si serbë: Kreshnik Çollakun. Motra e tij, një ish-nëpunëse e lartë e socialistëve, tani është kryetare e një grup seksioni të PD-së në Tiranë.

Ka shumë studiues që rrahin mendime se përse është katandisur në këtë gjendje demokracia në mbarë botën. Një ndër arsyet themelore lidhet me gjendjen e mjeruar të partive politike në opozitë.

Struktura familjare e biznesit që ka ngritur Basha në vend të PD-së është ilustrimi më i hidhur se përse jemi në këtë gjendje. Jo vetëm si opozitë, por edhe si vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

KRYEMINISTER RAME VUCIC BERGOVIC CUBROLLOVICI01/02/2022 19:19

E drejte dhe e sakte Analiza. kjo Suma eshte bere si Mona Liza dhe ngerdheshet e shfryhet si mace e eger. Nuk po flas pe Saljanin se eshte nje humbameno edhe pse i duket vetja i zgjuar. Alibeaj eshte ne fazen e kotiledoneve pra ne rrokjet e para te politikes. E sa per ate fisin collaku nga Klosi eshte nje idjot dhe gjakprishur. Thuhet ne nje mit qe gjyshja e ketij laperit ka fjetur ne nje han ne Maqedoni. i bie te kete gjak serbi.

DEMOKRATI I BAZES01/02/2022 18:24

NE 2014, PAS TAKIMIT KOKE-ME-KOKE DHE BYTHE-ME-BYTHE ME XHORXH SOROS NE ZYREN E TIJ, LULMUT BRAVA IA SHITI PARTINE DEMOKRATIKE EDVIN RAMES. ME NOTERIZIMIN E VETE PLAKUSHIT KOMUNIST SOROS, KONTRATA E SHIT-BLERJES U FIRMOS NGA TE DY. NE ATE KONTRATE SOROSIANE EDVIN RAMA U CAKTUA KRYETARI DE-FACTO I PARTISE DEMOKRATIKE DHE LULMUT BRAVA U LA KRYETAR DE-JURE SI MBAJTES I VULES DHE PERGJEGJESI I SELISE! EDVIN RAMA, SI KRYETARI DE-FACTO I PD, CAKTONTE LISTAT E KANDIDATEVE PER DEPUTETE, KRYETARE BASHKISH DHE KESHILLTARESH BASHKIAKE. PERVEC KESAJ, SI HAPI I PARE I REALIZIMIT TE PROJEKTIT SOROSIAN, LULMUT BRAVES IU CAKTUA DETYRA E PERJASHTIMIT NGA PD TE TE GJITHE DEMOKRATEVE TE VJETER DHE ME KONTRIBUTE NE PD QE NGA 1990, E CILA DO TA MINIMIZONTE PARTINE DEMOKRATIKE, DHE SHKEPUTJA NGA LSI DHE GODITJA E LSI. HAPI I DYTE ISHTE GODITJA DHE LARGIMI I DR. BERISHES. POR PER KETE HAP LUL BRAVA NUK KISHTE EDHE AQ BYTHE, SEPSE I DUHEJ MBESHTETJA E SALI BERISHES PER TE SIGURUAR MBAJTJEN E KOLLTUKUT TE KRYETARIT DE-JURE TE PD, SEPSE PERNDRYSHE DO TE NDODHTE QE NE VITIN 2017 AJO QE PO NDODH SOT. PRANDAJ PLANI ISHTE QE BERISHEN RAMES T'IA LARGONTE VETE SOROSI ME NDIHMEN E USHTAREVE, SERVILEVE, SHERBETOREVE DHE JESMENEVE TE TIJ TE PAGUAR NE QEVERINE AKTUALE TE SHBA DUKE FABRIKUAR NE MENYREN ME MAFIOZE DHE KORRUPTIVE SHPALLJEN NON-GRATA TE SALI BERISHES. NE KETE MENYRE EDHE LULI DILTE I "PAFAJSHEM" DHE I "LARE" NGA KJO HISTORI. POR GJITHCKA IU DOLI JASHTE PARASHIKIMIT. ATA MENDUAN SE SALI BERISHA DO TE TREMBEJ, DO TE QANTE, DO TE LUTEJ, DO TE TERHIQEJ DHE DO TE LARGOHEJ ME BISHT NDER SHALE NGA POLITIKA. MENDUAN SE DEMOKRATET DO TE TREMBESHIN NGA "PERANDORIA" E LESHIT DHE NGA "PERENDIA" E PRESHIT, NGA LEHJET E ZAGAREVE TE ZGJEBOSUR KOMUNISTO-SOROSIANE TE TIRANES PER ANTIAMERIKANIZMA, ME NON-GRATA DHE ME LLOJ-LLOJ KERCENIMESH IDIOTE. NE FAKT NON-GRATA E DR. BERISHES ISHTE SI NJE VULLKAN GJIGAND NE MES TE OQEANIT, I CILI SHKAKTOI NJE CUNAM TE FUQISHEM DHE NJE URAGAN SHKATERRIMTAR TE PLANEVE MAFIOZE SOROSIANE. NON-GRATA I ZGJOI SHQIPTARET, DEMOKRATET, INTELEKTUALET DHE TE GJITHE SHOQERINE ME MEND NE KOKE SHQIPTARE, I SHKUNDI ATA NGA GJUMI LETARGJIK VDEKJEPRURES, KU I KISHTE FUTUR LULMUT BRAVA PREJ 8 VITESH. PRANDAJ EDHE SULMI I LULMUT BRAVES KUNDER LSI ISHTE PJESE INTEGRALE NE PLANIN SOROSIAN PER SHKATERRIMIN E OPOZITES SHQIPTARE. PRANDAJ PARTIA E LULIT U KTHYE NE NJE OPOZITE FALS, NE NJE SEKT TE VOCKEL SOROSIANO-FAMILJAR NE SHERBIM TE EDVIN RAMES POR NJEKOHESISHT EDHE PERFITUES NGA HAJDUTERITE DHE AFERAT KRIMINALE TE QEVERISE NARKO-MAFIOZE SOROSIANE TE RILINDJES SE QELBESIRAVE!! TASHME PLANI SOROSIAN U ZBULUA, U DEMOASKUA DHE U DISKREDITUA JO VETEM NE SHQIPERI POR EDHE NE EVROPE DHE NE SHBA NGA KRAHU KONSERVATOR DEMOKRAT! TANI GJITHCKA PO SHKON NE DREJTIMIN DUHUR NE KRAHUN POZITIV PER OPOZITEN SHQIPTARE!

Shto koment

Denonco