Gjykata Kushtetuese do nisë sot në orën 10 seanca publike për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, organi më i lartë i drejtësisë do të zhvillojë një proces shkarkimi ndaj kreut të shtetit. Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës u depozitua në kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë pas miratimit të raportit të ngritura nga komisioni hetimor. Kjo kërkesë u depozitua më 1 korrik, rreth 7 muaj më parë.
Më datën 9 maj, dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme raportin përfundimtar i Komisionit Hetimor. Nga ana e tij Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar vendimin e Kuvendit si “nul”, nga i cili nuk ka asnjë shqetësim.
Ndërkohë sot, Meta e nisi ditën duke postuar një foto në median sociale.
“Ku ka më bukur kur e nis ditën duke dëgjuar Ritën dhe kalendarin artistik të Shkodrës”, shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale.
© SYRI.net