'Luca Party'/ Berisha zbulon marrëveshjen e Bashës me Veliajn e Ballën te restoranti i Gjergj Lucës

'Luca Party'/ Berisha zbulon marrëveshjen e Bashës me Veliajn e Ballën te restoranti i Gjergj Lucës

22:47, 31/01/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i PD Sali Berisha tha në Çim Peka Live se Erion Veliaj, Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë takuar në resortin 'Fish City' të biznesmenit mik me Edi Ramën, Gjergj Luca.

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se mes tyre ka pasur një marrëveshje zotërinjsh për të mbajtur njëri-tjetrin.

“Nuk ua shkruan Irfani. Deklaratat ua shkruan Fuga atyre (PD-së). Ka një lloj rigrupimi dhe në këtë rigrupim shumë aktivë, më aktivët janë, për shkak të arsye të pushtetit të tyre, Balla, Veliaj, Fuga me një dashuri të veçantë me Bashën.

Pse thoni ju? Basha i gënjen ata. Ju besoj keni dëgjuar për 'Luca Party'. Takim para tre javësh, treshja. Se ajo e qelimes mbulohej me atmosferën e mortit, edhe pse ata nuk pyesin fare për atë punë, por “Luca party” është një “gentleman agreement”, për të mbështur njëri-tjetrin, një luftë për të mbajtur njëri-tjetrin", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco