Ish-këshilltari i CDU-së, Martine Henze ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetes Jorida Tabaku, duke theksuar se askush më në Berlin nuk i beson përrallat e Bashës.
Reagimi i plotë i Martin Henze:
Z.Tabaku:
Askush s'i beson më përrallat tuaja në Berlin .
Si mund tju besojë më ju anëtarësia (popullsia jo e jo). Si mund t'ju besojë më ju, PPE apo BE, kur ju vete zonjë jeni pjesërisht përgjegjëse që anëtarët e paarmatosur të partisë tënde në shtëpinë e tyre u sulmuan me urdhrin tuaj nga banditet e thirrur po nga ju, me shufra hekuri, armë, dhe gaz helmues.
Ne e dimë çfarë ndodh në partinë tuaj, dhe nuk kemi nevoje për servirjen e përrallave tuaja.
Me veprimet tuaja ju jeni më të pabesueshem në BE, më shumë se kjo qeveri dhe qeverisja e narkokryeministri tuaj …
Z. Tabaku!
Nuk mbahet partia me ambasadorë, megjithëse nuk është detyra e tyre të merren me partitë politike në vendet ku ata shërbejnë …ata ikin e vijnë…
Partia ka rregulla, ajo funksionon dhe mbahet jo me përralla dhe ambasadorë, por me votuesin, statusin dhe anëtarësinë e saj.
Ju e humbët anëtarësinë me aferat dhe marrëveshjet e fshehta me narko-qeverinë dhe narko-kryeministrin.
Ju humbet të drejtën e përfaqësimit të anëtarësisë, në momentin që dolët nga parlamenti.
Ju e humbët të drejtën e përfaqësimit në momentin që shitët zgjedhjet duke ndaluar të drejtën e demokratëve për të votuar në zgjedhjet lokale.
Ju e humbët anëtarësinë duke përdorur ndaj saj ndër vite, mashtrimin dhe humbjen, dhunën dhe gazin helmues.
Ju e humbët besimin në momentin kur kandidatet per deputetë a kryetar bashkish, i zgjidhnit vetëm kur ata vinin te ju me zarfat plot me qindra mijra euro .
Ju e humbët të drejtën e përfaqësimit të demokratëve…
© SYRI.net
E përtalli edhe Erdogani, burrë me emër Lule… Emri i mbylljes së KARierës është shumë i gjetur, i shkon përshtat “Lul BravVula”.
Ju faleminderit Z. Henze, ju vertete i dini bemat e PD dhe i thoni ato hapur. Edhe ne populli i dime e kur ju a themi na mbyllini deren e na hedhin gaz.