'Fëmijët tuaj në luks, tonët të pastrehë'/ Banorët e Laprakës dhe 5 majit sërish në protestë, marshojnë në këmbë

'Fëmijët tuaj në luks, tonët të pastrehë'/ Banorët e Laprakës dhe 5 majit sërish në protestë, marshojnë në këmbë

17:14, 31/01/2022
A+ Aa A-

Banorët e Laprakës dhe 5 majit janë bërë sërish bashkë për të protestuar kundër shembjes së shtëpive. 

“Fëmijët tuaj në luks, fëmijët tonë të pastrehë”- ishin disa nga pankartat që i mbajnë në duar banorët e Laprakës dhe “5 maj”-it të cilët kanë vazhduar ditën e sotme marshimin drejt Unazës.

Numri i protestuesve, është më i madh se ditët e tjera duke qenë se shumë banorë të tjerë, kanë kuptuar se banesat e tyre janë projektuar për t’u shembur në kuadër të ndërtimit të pallateve të reja për të prekurit nga tërmeti te lagjja '5 maji' dhe për ndërtimin e Unazës së Madhe në Laprakë.

“Momentalisht bashkia na kërkon që ta dhurojmë pronën dhe na premton që në të ardhmen do na japë një pronë. Problemi është që ne duam shkresa konkrete ku të kemi të shkruara këto që na i thonë”– u shpreh një nga banorët. 

Për të mbajtur këtë marshim, banorët, kanë njoftuar ditën e djeshme Policinë e Shtetit për faktin se do të bllokoheshin disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit ndër to edhe kryqëzimin tek “Medreseja”.

Kujtojmë se banorët e këtyre zonave kanë protestuar prej 4 muajsh kundër prishjes së banesave të tyre. 

Policia ka tentuar disa herë të ndërpresë protestën e banorëve për të penguar marshimin e tyre në këmbë drejt "Unazës së Re" te ish-rrethrrotullimi i Shqiponjës, ku banorët herët e kaluara kanë bllokuar rrugën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco