VIDEO-SYRI TV/ LSI, Shehaj: Ballkani i hapur po dëmton bujqësinë shqiptare

VIDEO-SYRI TV/ LSI, Shehaj: Ballkani i hapur po dëmton bujqësinë shqiptare

12:37, 31/01/2022
A+ Aa A-

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Tiranë, Briseda Shehaj, akuzoi qeverinë se përmes nismës së Ballkanit të hapur, po dëmton bujqësinë.

Shehaj i bëri thirrje qeverisë të japë financim direkt për fermerët. 

Deklarata e plotë e Briseida Shehajt:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare.

Situata në bujqësinë shqiptare është më dramatike se kurrë.

Gjithçka po ndodh është një kronikë e paralajmëruar nga ne vazhdimisht.

 ‘Open Balkan’ iniciativa rajonale e propozuar nga Edi Rama u kthye në goditjen përfundimtare për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare.

Nuk mjaftuan ndryshimet në paketën fiskale ku të gjitha inputet nga 1 janari u rritën me 20%.

Nuk mjaftoi buxheti i miratuar për vitin 2022 ku financimin i DPD (duhet shpjeguar me fjalë) i fermerëve është i papërfillshëm.

Nuk mjaftoi rritja e çmimit të naftës.

Por sot eksportuesit shqiptarë të produkteve bujqësore dhe blegtorale përballen dhe me braktisjen e mungesën totale të mbështetjes së shtetit për ta.

Rasti i kompanisë ‘Rinaldi’ apo edhe mjaft kompanive të tjera tregojnë shumë qartë se qeveria serbe nuk po mjaftohet vetëm me urdhëresat që i jep Edi Ramës por po abuzon me fletët e analizave të produkteve shqiptare duke i penguar, diskriminuar dhe dëmtuar rëndë ekonomikisht fermerët shqiptarë.

Sot fermerët tanë në kufijtë e Serbisë po nëpërkëmbën hapur dhe shteti as nuk guxon të flasë dhe as nuk merr asnjë masë apo të bëjë ndonjë veprim në mbështetje të tyre.

Si të mos mjaftonte dëmi ekonomik i produkteve që shkojnë dëm, fermerët shqiptarë sot po detyrohen të paguajnë edhe dhjetëra mijëra euro për të groposur produktet e tyre që janë mundi, djersa dhe sakrificat e panumërta që ata bëjnë.

Kemi denoncuar vazhdimisht politikën asgjësuese të qeverisë ndaj fermerëve shqiptarë. Gjithashtu vetë fermerët kanë  protestuar shumë herë dhe qumështi e produktet bujqësore janë hedhur në rrugë prej tyre sepse nuk shiteshin dot.

Megjithatë as Edi Rama dhe as qeveria nuk kanë reaguar aspak, por përkundrazi kanë vazhduar politikën e dëmtimit të rëndë të interesave të fermerëve.

Në këtë moment kaq dramatik dhe në këtë udhëkryq të rrezikshëm ku ndodhet bujqësia shqiptare:

Kërkojmë sot në mënyrë urgjente qeverisë, që merr qindra milionë euro borxhe për luks të reagojë për këtë gjendje të mjerueshme, në të cilën e ka katandisur një ndër sektorët prioritare të ekonomisë tonë.

Kërkojmë që të heqë dorë nga iniciativat mashtruese  financiare dhe t’u japë financim direkt fermerëve tanë për të ndalur krizën e thellë në bujqësi.

Kërkojmë të heqë dorë nga demagogjia dhe mashtrimet bajate me 3D dhe të ndërtojë bursën e bujqësisë.

Kërkojmë të heqë dorë nga kjo masakër ndaj fermerit shqiptar pasi ashtu siç Edi Rama dhe rilindja shpopulluan Shqipërinë nga shqiptarët ashtu po shterron e shkreton edhe gjënë e gjallë në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco