Berisha: Për herë të parë kemi kandidatë që përfaqësojnë anëtarësinë dhe jo xhepin e kryetarit

Berisha: Për herë të parë kemi kandidatë që përfaqësojnë anëtarësinë dhe jo xhepin e kryetarit

22:53, 30/01/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të primareve të 30 janarit në 6 bashkitë ku do të ketë zgjedhje të pjesshme vendore në 6 mars. 

Berisha shkruan në Facebook se procesi i primareve nxori për herë të parë kandidatë që përfaqësojnë vullnetin e anëtarësisë së PD dhe jo xhepin e kryetarit të radhës.  

"Votimi i sotem na ndan perfundimisht nga praktikat korruptive e klienteliste te Lulzim Braves per percaktimin e kandidateve. Ky votim na ndan nga pazaret dhe na afron me demokratet, qytetaret dhe me vete fitoren!", shkruan Berisha. 

Berisha shprehet se kjo aleancë e gjerë me demokratët dhe qytetarët, duke dëgjuar zërin e tyre, do të sjellë fitoren e Partisë Demokratike në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje.  

"Uroj perzemersisht fituesit e primareve te sotme dhe u kerkoj atyre te bashkepunojne perulesisht me kandidatet e tjere, me demokratet dhe gjithe qytetaret, per te zgjeruar dhe forcuar potecialin e tyre ne perballjen me kundershtaret tane ne zgjedhjet e 6 Marsit. Vetem te bashkuar do te mund te risjellim shpresen dhe fitoren", deklaron më tej ish-kryeministri Sali Berisha.  

Deklarata
Te dashur miq,
Kam kenaqesine t’ju njoftoj se sapo ka perfunduar ne te 6 bashkite e vendit procesi i primareve duke nxjerre keshtu per here te pare kandidate qe perfaqesojne vullnetin e anetaresise se Partise Demokratike dhe jo xhepin apo vullnetin e kryetarit te radhes. 

Ky proces eshte nje zhvillim shume i rendesishem per PD, jo vetem se respekton voten dhe vullnetin e lire te anetaresise por dhe i tregon kandidatit fitues se suksesi ne politike tani e tutje nuk do te matet me humorin apo mardhenien me kryetarin por me sherbimin dhe mardhenien qe ai do t’ju ofroje demokrateve dhe qytetareve. 

Votimi i sotem na ndan perfundimisht nga praktikat korruptive e klienteliste te Lulzim Braves per percaktimin e kandidateve. Ky votim na ndan nga pazaret dhe na afron me demokratet, qytetaret dhe me vete fitoren! 

Nuk mund te kete fitore pa nje aleance te gjere me demokratet e qytetaret dhe nuk mund te kete nje aleance me ta nese, nuk degjon zerin e tyre. Sot demokratet votuan te lire dhe vendosen! Une falenderoj nga zemra te gjithe kandidatet qe moren pjese duke i dhene dinjitet kesaj gare.

Falenderoj mijera demokrate qe u drejtuan kutive te votimit duke i dhene legjitimitet fituesit!

Uroj perzemersisht fituesit e primareve te sotme dhe u kerkoj atyre te bashkepunojne perulesisht me kandidatet e tjere, me demokratet dhe gjithe qytetaret, per te zgjeruar dhe forcuar potecialin e tyre ne perballjen me kundershtaret tane ne zgjedhjet e 6 Marsit. Vetem te bashkuar do te mund te risjellim shpresen dhe fitoren. Suksese [✌?]

Image

Fituesit e primareve, kandidatë për kryetar bashkie

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco