Fitoi primaret/ Elton Bano: Fitorja jonë në bashkinë e Lushnjes, e padiskutueshme

Fitoi primaret/ Elton Bano: Fitorja jonë në bashkinë e Lushnjes, e padiskutueshme

20:55, 30/01/2022
A+ Aa A-

Elton Bano do të jetë kandidatii i demokratëve për kreun e bashkisë së Lushnjes në zgjedhjet e 6 marsit.

Bano rezultoi të ishte më i votuari ndër kandidatët e tjerë gjatë primareve që u zhvilluan sot nga dega lokale e PD.

Bano u shpreh për SYRI TV se këtë besim të dhënë nga demokratët, do ta kthente në fitore të padiskutueshme në datën 6 mars ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

"Procesi në vetvete ishte i mrekullueshëm. Pjesëmarrja siç e patë ishte masive dhe tregoi interesin e demokratëve për këtë proces. Vota e tyre është një angazhim i madh për mua duke shkuar në një fitore të padiskutueshme në datën 6 mars. I ftoj të gjithë demokratët, të gjithë qytetarët Lushnjarë të bëhemi bashkë dhe t’i kthejmë dinjitetin Lushnjës tonë".

Në Lushnje sot votuan 1056 anëtarë nga 1920 që ka e gjithë dega.

Në përfundim të votimit Elton Bano arriti të marrë 671 vota, Arben Zaimi 240, Aurion Iljazi 49, Indrit Qerimi 92, tre vota ishin të pavlefshme dhe një abstenim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco