Primaret në Rrogozhinë, Ristani: Pjesëmarrje e lartë, votimi ka qenë i rregullt

Primaret në Rrogozhinë, Ristani: Pjesëmarrje e lartë, votimi ka qenë i rregullt

16:57, 30/01/2022
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Arben Ristani, në një prononcim për mediat nga Rrogozhina, foli për procesin e primareve që po mbahen në këtë bashki.

Ristani theksoi se pjesëmarrja deri tani në primaret e Rrogozhinës është e lartë, duke shtuar se votimi ka qenë i rregullt.

“Ka një pjesëmarrje shumë të lartë në Rrogozhinë për të votuar kandidatin më të mirë në primare. Votimi në përgjithësi ka qenë i rregullt.  Votimi është në fund të tij, e kishim lënë në orën 5 pasdite ta mbyllim.

Por, në rast se do të ketë vazhdimësi në votime, sigurisht që asgjë nuk na ngut për ta mbyllur votimin, do mundohemi që të votojë çdokush që ka vullnet për të votuar. Mediat dhe publiku po shikojnë demokracinë në veprim, teksa votuesi zgjedh me primare përfaqësuesin më të mirë për zgjedhjet lokale”, deklaroi Ristani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco